Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit” bashkon politikën në Kosovë dhe Shqipëri

25/11/2018
“Udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit” bashkon politikën në Kosovë dhe Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vendosja e shtatores përkujtimore të figurave të shquara shqiptare Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit, bëri bashkë në Prizren krerët më të lartë të shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Ilir Meta theksoi se kjo përkujtimore duhet të jetë një thirrje për bashkim të të gjithë shqiptarëve në funksion të prosperitetit të tyre.

Meta: Përfitojmë nga ky moment për të bërë thirrje të forcimit, të bashkëpunimit dhe të bashkimit të gjithë shqiptarëve në interes të prosperitetit të kombit tonë.

Duke kritikuar pengimin e lëvizjes së lirë të kosovarëve në Europë dhe me fjalët e Abdyl Frashërit, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të jetë e largët dita kur të huajt të kuptojnë se shqiptarët janë një popull evropian.

Rama: “Janë të shumtë smirëzinjtë vetëm ndaj faktit që ne ekzistojmë. Ata kërkojnë të na e grabisin mendimin e ekzistencës sonë. Le të mendojmë dhe të punojmë për vete dhe të mos ketë asnjë ndryshim mes toskëve dhe gegëve. Ne jemi të gjithë shqiptarë dhe formojmë një Shqipëri të bashkuar. Duhet që asnjë pikë e Shqipërisë, asnjë qytet, asnjë fshat shqiptar të mos u jepet vendeve me kombësi të huaja”.

“Do të vijë dita” – vazhdon më tej Abdyl Frashëri – “kur Evropa do të bindet se shqiptarët i shërbejnë çështjes së njerëzimit dhe të qytetërimit më mirë se çdo popull tjetër i Lindjes. Do të mbetemi kurdoherë pararojë e Europës dhe gjithmonë të lidhur me Europën me të cilën kemi afërsi në gjak, ngjashmëri në gjuhë dhe pjesërisht në fe”.

Pavarësisht rrethanave, edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, premtoi se amaneti i heronjve do të shkojë deri në fund dhe shqiptarët nuk do të heqin dorë nga të drejtat e tyre.

Haradinaj: Nëse nuk heqim dorë nga e drejta jonë ajo do të bëhet realitet. Kushdo që dyshon se ne nuk do ta ndjejmë rrugën përpara, nuk do ta dimë atë rrugë dhe nuk do të dimë të marrim veprimet e duhura, gabon.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, apeloi që  sakrificat e të parëve nuk duhet të lihen mënjanë, por duhet respektuar dhe çuar deri në fund.

Veseli: Jemi të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm për atë sakrificë që e kemi pasur dje, sakrificë që e kemi dhënë nga familjarët tanë, nga të afërmit tanë dhe në të njëjtën kohë për të çuar përpara këtë amanet të heronjve dhe martirëve të Kosovës.

Ky takim u zhvillua një ditë para mbledhjes së përbashkët që dy qeveritë shqiptare dhe kosovare do të mbajnë në Pejë përpara festave kombëtare të Pavarësisë dhe Çlirimit.

Tags: Edi RamaIlir Metakadri veseliKosoveprizrenRamush haradinajSHQIPERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.