Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrau nipin pas sherrit për qenin, zbardhet dëshmia e autorit

23/11/2018
Vrau nipin pas sherrit për qenin, zbardhet dëshmia e autorit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vrau nipin me thikë për qenin, 30 vite burg për 63-vjeçarin Bujar Kuçi.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dje vendimin për ngjarjen e ndodhur në shtator të vitit të kaluar në qytetin e Shkodrës, ku Bujar Kuçi vrau nipin e tij, Mirsad Kuçi.

33-vjeçari, babai i dy fëmijëve, u qëllua disa herë me thikë pas një konflikti të ashpër mes tyre. Gjithçka ndodhi në kuzhinën e banesës së Mirsadit, ndërsa konflikti me xhaxhain e tij, që jeton në banesën ngjitur me të, ka nisur për qenin e 33-vjeçarit.

Në dëshminë e dhënë para Gjykatës, 63-vjeçari ka pranuar se është ai autori, por ka pretenduar se është dhunuar nga nipi dhe vëllai, duke shtuar se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje. Kuçi nuk ka nguruar ta quajë nipin si jonormal, ndërsa ka treguar se çdo gjë nisi për një qen.

“Gjithçka nisi në moment, vetëm për qenin që kishte blerë Mirsadi për djalin e tij. Qeni dëmtonte këpucët dhe bënte rrëmujë në shtëpinë e time”, shtoi Kuçi. Ky i fundit, shtoi se nuk ka pasur asnjëherë sherr me nipin, ndërsa me vëllain nuk fliste prej vitesh dhe shkak ishin bërë çështje të punës.

Më tej, i pandehuri tregon me detaje gjithçka ndodhi, duke thënë se ishte dhunuar rëndë, duke futur në skenë edhe bashkëshorten, që sipas tij, ishte dhunuar nga nipi dhe vëllai, raporton “Panorama”.

“Po më dhunonin rëndë, nuk kisha si të mbrohesha. Në momentin e parë që pata mundësinë, mora një thikë në kuzhinë dhe e godita. Gjithçka e kam bërë për vetëmbrojtje, pasi kishte arritur në atë pikë ku ‘ose ai, ose unë’, ndaj reagova në atë mënyrë. Pas goditjes jam ulur dhe nuk kam bërë asgjë. Pas kësaj, vëllai i revoltuar duke më ofenduar, merr djalin dhe e nxjerr jashtë”, tha Bujar Kuçi.

Sipas të pandehurit, bashkëshortja e tij në momentin kur po ndodhte sherri ka ardhur nga puna, por ajo nuk ka mundur të futet brenda, sepse Faiku e ka goditur me shpullë. Në fund të dëshmisë, Kuçi e pranon se është ai vrasësi. Ngjarja ndodhi më 23 shtator 2017, rreth orës 15:00, në qytetin e Shkodrës.

Tags: Mirsad kucivrasja ne shkoder

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.