Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjuajti Veliajn me vezë, PD: Dënimi ndaj të riut ishte politik, ja lidhja e gjyqtarit me Rilindjen

21/11/2018
Gjuajti Veliajn me vezë, PD: Dënimi ndaj të riut ishte politik, ja lidhja e gjyqtarit me Rilindjen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me dënimin e të riut që qëlloi me vezë ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Sipas Belind Këlliçi, kryetari i FRPD-së, e gjithë  kjo është një dënim politik i anëtarit të FRPD-së, nga një gjyqtar politik,i cili ka lidhje me Rilindjen.

Këlliçi thotë se gjyqtari që dha  dënimin , është gjyqtar politik, emri i të cilit është Arben Micko, babai i nënkryetarit të FRESSH-it, Artur Micko.

https://www.youtube.com/watch?v=t2-Ze6KDNEk

DEKLARATA E PLOTË

“Drejtësia” e Edi Ramës liron trafikantë e kriminelë të lidhur me pushtetin, por dënon të rinj që protestojnë për të drejtat e tyre!

Kjo u dëshmua së fundmi nga dënimi politik i anëtarit të FRPD, Oleg Gora nga gjyqtari politik Arben Micko, babai i nënkryetarit të FRESSH-it, Artur Micko. 

Krimi i të riut opozitar ishte goditja me vezë e Erion Veliajt, në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Gjyqtari politik i Rilindjes, në konflikt të hapur interesi, vendosi se të gjuash me vezë Erion Veliaj është prishje e qetësisë publike. 

Në emër të të rinjve të Partisë Demokratike dhe të gjithë rinisë që ngre zërin kundër padrejtësisë dhe korrupsionit, dua të siguroj çdokënd që kërkon të mpijë reagimin qytetar se nuk kemi për t’i lënë të qetë në shkatërrimin e vendit dhe të së ardhmes sonë!   

Vendimi i gjyqtarit politik të Rilindjes nuk është surprizë, sepse njihet afrimiteti i të birit fresshist me Erion Veliaj dhe me Olsi Ramën. Fotot shoqëruese e provojnë këtë.  

Është revoltuese që në Shqipërinë e vitit 2018 një i ri opozitar dënohet pse protestoi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Prokuroria i mbyll Erion Veliajt dosjen e vrasjes në landfillimin e Sharrës të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj.  

E vënë tërësisht në shërbim të Edi Ramës, drejtësia liron çdo ditë kriminelët dhe dënon qytetarët e pambrojtur.  

Është kjo drejtësi e kapur politikisht që mbron ministra dhe ish ministra të përfshirë në trafiqe e korrupsion dhe dënon të rinjtë që protestojnë se nuk paguajnë dot tarifat e rritura te shkollës.  

Është kjo drejtësi që mbron Vangjush Dakon, i cili duhej të ishte në burg për bashkëpunim me krimin në blerje votash dhe dënon të rinjtë që protestojnë në mbrojtje të vlerave të qytetit dhe kundër korrupsionit, që po na merr frymën.  

Është drejtësia e kapur dhe policia politike që i trajton si kriminelë të rinjtë që protestojnë tek Unaza e Re në mbështetje të banorëve që po u prishen shtëpitë pa asnjë dëmshpërblim. 

Dhuna dhe presioni politik orkestrohet nga Edi Rama për të trembur dhe për t’i mbyllur gojën të rinjve të FRPD dhe çdo të riu tjetër që proteston kundër padrejtesive, keqqeverisjes dhe krimit që na sundon prej 5 vjetësh.

Dua ta garantoj sot Edi Ramën dhe Erion Veliajn se nuk do të shpëtojnë dot duke dënuar të rinjtë e Forumit të Partisë Demokratike! 

Ne do të vazhdojmë të jemi përballë tyre derisa ta largojmë këtë të keqe, që është arsyeja pse Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë në botë të të rinjve që duan të largohen. 

Ne, të rinjtë demokratë dhe rinia që e do Shqipërinë si Europa nuk ta lejojmë të keqen që na qeveris sot të mbajë peng të ardhmen tonë europiane!”

Tags: denimifrdgjuajta me vezePD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.