Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse është ngjirur Saimir Tahiri, del VIDEO duke kënduar

02/11/2018
Pse është ngjirur Saimir Tahiri, del VIDEO duke kënduar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më 30 tetor, të martën e kësaj jave, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, festoi përvjetorin e tij të 39.

Një ditëlindje e mbajtur në një resort në periferi të Tiranës, me rrethin e tij më të ngushtë. Ish-pjesëtarë të stafit të tij kur mbante postin e ministrit, njerëz që gjenden pranë tij edhe tashmë që është pa post, as atë të deputetit.

Gazetarë, politikanë të mazhorancës, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ish-drejtues policie që njëjtë si Tahiri nuk janë më në detyrë, si dhe familjarë, mbushën sallën e gëzimit të ditëlindjes së 39. Kjo ditë korrespondoi edhe me daljen e vendimit të prokurorisë së Antimafies italiane e cila pushoi hetimet ndaj ish-ministrit duke faktuar se Saimir Tahiri nuk ka asnjë lidhje me bandën e trafikut të drogës të arrestuar në shtetin fqinj, kryesuar nga vlonjati Moisi Habilaj. Dy gëzime në një ditë. Ishte dita e tij, por shkëlqimin e mbrëmjes, ish-ministri ja la të ftuarve. Kishte zgjedhur të vishej mjaft sportiv, me xhinse, T-Shirt të zezë dhe atlete.

Nëse kthejmë kohën pas dhe kujtojmë organizimet festive të Tahirit kur ishte ministër i Brendshëm, thuajse në çdo rast, ai nuk i është shmangur dot një pasioni të tij, të kënduarit. Nuk mund të mungonte një atmosferë e tillë as në ditëlindjen e tij.
Në pjesën më të madhe të kohës, Saimir Tahiri ka qëndruar në ballë të festës, duke kënduar krah artistëve që ishin bërë pjesë e gëzimit të tij, Eneida Tarifës, Sidrit Bejlerit dhe Eranda Libohovës. Në këtë episod ekskluziv të Real News, shihet teksa ish-ministri këndon me dy këngëtaret të pavdekshme ” Rrjedh në këngë e ligjërime” të Vaçe Zelës. Repertori i tij i preferuar janë pikërisht lëngët e vjetra shqiptare, por nuk munguan edhe performanca nga këngët e huaja të viteve ’90.

Dy ditë pas  festës disa orëshe, deri në orët e para të mëngjesit, Saimir Tahiri ishte i ftuar, të enjten mbrëma, në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Të pranishmëve, dhe vetë moderatorit Blendi Fevziu i bëri përshtypje zëri i ngjirur i ish-ministrit, që deri diku ndikoi edhe në “zbutjen” e debatit të ashpër që shpesh karakterizon përballjen mes paneleve të të ftuarve. Të gjithë duket se ‘respektuan’ zërin e ngjirur të Tahirit duke mos i dhënë tone të larta bisedës. Aty ai nuk dha motiv përse ishte në këtë gjendje, por arsyeja është mëse e thjeshtë dhe gjendet pikërisht në videon që RealNews ju sjell:

Shikojeni të plotë:

Tags: kendonsaimir tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.