Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD nxjerr emrat: Si Dako pasuroi kriminelët e bandave që i siguruan votat në zgjedhje

31/10/2018
PD nxjerr emrat: Si Dako pasuroi kriminelët e bandave që i siguruan votat në zgjedhje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike i është rikthyer sërish çështjes në të cilën përfshihet dhe emri kryebashkiakut Vangjush Dako.

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur sot me emra duke nxjerrë sipas tij ata që janë shpërblyer me pasuri dhe poste nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas tij ka disa persona të tjerë të lidhur me bandat e Durrësit apo të dënuar vetë për krime, që kanë mbledhur vota për Edi Ramën në zgjedhje, si:

Rud Taullai me linjat e transportit urban ka përfituar privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës

Kep Arapi me ndërtime në mijëra metra katrorë tek Gjiri i Lalzit

Ron Shqopa, Drejtor i rëndësishëm në Durrës.

Deklarata e plotë e Salianjit:

“Nën drejtimin e bashkisë nga Vangjush Dako, Durrësi është ndarë në parcela të krimit me një qëllim të vetëm: blerjen dhe sigurimin e votave për pushtetin e Edi Ramës.  

Përgjimet në dosjen 339 faktojnë se Vangjush Dako pasi i ka shpërndarë kriminelët për të kërcënuar votuesit dhe për të blerë vota, i ka shpërblyer ata me pasuri dhe pushtet në Durrës.  Vangjush Dako, njësoj si Edi Rama, është peng i krimit.  

I vetmi ndryshim mes tyre është se për Edi Ramën nuk kanë dalë akoma përgjimet me kriminelët, ndërsa për Vangjush Dakon, tani e kemi të provuar se i lutet kreut të bandës së Avdylajve për takim falenderues pas zgjedhjeve, ushtarët me të cilët Dako komunikon  refuzojnë ta shqetësojnë bosin.  

Vangjush Dako u betua se nuk u ka bërë bandave asnjë favor, por Partia Demokratike provoi se Avdyljat kishin plazh privat  në Durrës.  

Vangjush Dako, përveç përpëlitjeve qesharake, nuk tha cili është roli i tij në zgjerimin e biznesit të Avdylajve.  

A e ka takuar Gjushi Cinen, një nga anëtar e bandës, për t’i siguruar ndërtimin e Avdylajve në det?  

Vangjush Dako duhet të thotë mbi çfarë kriteresh Peposhët e Durrësit, që terrorizuan zonën e shkozetit gjatë zgjedhjeve, kanë marrë parkimin tek sheshi i Stacionit të Trenit.   

Vangjush Dako duhet të thotë mbi çfarë kriteresh emëroi administrator në Sukth Bert Hoxhën person me precedentë të rëndë kriminale bashkë me vëllain e tij Gëzim Dankshi/Hoxha i cili u shpall në kërkim, pasi sulmoi me armë përfaqësuesit e PD në fushatën e Dakos 3 vjet më parë.   

Po persona të tjerë të lidhur me bandat e Durrësit apo të dënuar vetë për krime, që kanë mbledhur vota për Edi Ramën në zgjedhje, si: 

Rud Taullai me linjat e transportit urban ka përfituar privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës? 

Kep Arapi me ndërtime në mijëra metra katrorë tek Gjiri i Lalzit? 

Ron Shqopa, Drejtor i rëndësishëm në Durrës? 

Mbi çfarë kriteresh i kanë përfituar ata privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës?  Për këtë ka vetëm një përgjigje. Krimi elektoral i lidh të gjithë këta bashkë.  

Krimi elektoral, blerja e votave nga bandat dhe shpërblimi me pasuri të tyre nga Vangjush Dako duhet të ndëshkohet!  

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë! Në Shqipëri nuk ka për të patur proces normal politik derisa krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës, të mos ndëshkohet!”

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/738799019805879/?q=partia%20demokratike%20e%20shqip%C3%ABris%C3%AB

Tags: Denoncimiemraervin salianjiProvavangjush dako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.