Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Koha për kapitull të ri’, kush mund të zejë vendin e Merkelit nё krye tё CDU-sё?

30/10/2018
‘Koha për kapitull të ri’, kush mund të zejë vendin e Merkelit nё krye tё CDU-sё?
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Eshtё koha pёr njё kapitull tё ri”, tha Merkel tё hёnёn gjatё njё konference shtypi, duke deklaruar tёrheqjen e saj prej postit mё tё lartё partiak. Po ashtu ajo dekalroi, se mё 2021 nuk do tё rikandidojё pёr kancelare, por do tё qendrojё kancelare deri nё fund tё kёsaj periudhe legjislative.

Pas kёtij vendimi tё Merkelit ka nisur gara pёr kandidatёt e mundshёm nё CDU, pёr ta pasuar atё.Vendimi do tё merret nё kongresin e partisё nё fillim tё dhjetorit nё Hamburg. Kramp-Karrenbauer konsiderohet si e besuara e kancelares.

Ajo deri nё shkurt ishte kryeministre nё Saarland dhe mё pas kaloi nё Berlin nё postin e sekretares sё pёrgjithshme tё CDU-sё.Ndryshe do tё jetё nёse drejtimin e CDU-sё e merr pёrsipёr ndonjёri nga kandidatёt e tjerё. Jens Spahn, aktualisht ministёr i Shёndetёsisё nё qeverinё Merkel, deklaroi gjithashtu, se do tё kandidojё. 38-vjeҁari konsiderohet prej kohёsh si kritik i Merkelit – dhe si zёdhёnës pёr tё gjithё ata nё parti, qё mendojnё se nёn Merkelin CDU-ja ka marrё njё profil socialdemokrat.

Edhe pse Spahn ёshtё relativisht i ri, atij shumё nё parti ia besojnё detyrёn e kryetarit. Ai shpesh gjatё debateve kontroverse ёshtё dёshmuar i qëndrueshёm.Pak ose pothuajse aspak nuk dinte kancelarja Merkel pёr njё tjetёr kandidaturё tё mundshme pёr pasues tё saj nё krye tё partisё. “Lidhur me kёtё nuk mund tё them asgjё tё sigurtё”, u pёrgjigj Merkel pas pyetjes sё gazetarёve, nёse ka dёgjuar pёr kandidaturёn e Friedrich Merz. 62 vjeҁari jurist dhe ekspert financash, Friedrich Merz para shumё vitesh u shkёput nga Gjermania dhe konsiderohej si kritik gjuhёmprehtё i Merkelit. Merz e konfirmoi para gazetarёve gatishmёrinё e tij pёr tё kandiduar. Qё nga viti 2009 Merz ёshtё kryetar i “Rrjetit Ura-Atlantik”.

Kёta janё tre ndёr favoritёt qё e kanё shprehur hapur, se duan tё kandidojnё pёr tё pasuar kancelaren Merkel nё postin e kryetares sё partisё.

Ndёrkohё nё Berlin qarkullojnё edhe emra tё tjerё si Armin Laschet, aktualisht kryeministёr nё landin e Renanisё Veriore-Vestfalisё (NRW). Edhe Laschet konsiderohet si pasues i mundshёm i Merkelit. Disa komentatorё konsiderojnё edhe Wolfgang Schäuble, njё ndёr figurat mё solide tё CDU-sё si kandidatin e duhur. Schäuble, qё ёshtё aktualisht president i Bundestagut, ka qenё pёr shumё vite ministёr i Financave dhe i Brendshёm. Zgjedhja e tij kryetar partie do tё ishte njё sinjal pёr vazhdimёsinё nё CDU mё shumё se sa sinjal pёr fillim tё ri.

*Marrë me shkëputje nga  DW

Tags: angela merkelcdukandidimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.