Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përgjimet/ “Pjesën e ranës kape krejt q..motrën!” Familja Ndoka sherr për tokat

23/10/2018
Përgjimet/ “Pjesën e ranës kape krejt q..motrën!” Familja Ndoka sherr për tokat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë për grupet kriminale në Lezhë të angazhuar për grabitjen e pronave, përgjimet dhe provat e tjera kanë faktuar mënyrën se si vepronte grupi i drejtuar nga Gjevi Ndoka (i arrestuar), vëlla i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Kështu, në një transkript të datës 30 mars 2017, Gjevi i drejtohet punonjësit të hipotekës Bledar Cara me shprehjet: Bled, a po mi nxjerr dy numra pasurie nga ato që pamë atë ditë?, e ndërkohë duke e finalizuar me moton…”shihe ranën një aty, ça të jenë…këtë e din vet ti, pjesën e ronës, kape krejt q…motrën”.

Sipas Prokurorisë, rezulton se strukturat shtetërore kryesisht ato të policisë ka bërë verifikim lidhur me një pronë dhe kanë thirrur për sqarim shtetasin Arben Ndoka, ish-deputeti socialist i arrestuar tanimë.

Në dosjen hetimore të prokurorisë thuhet se nga përmbajtja e provave rezulton që përtej logjikës juridike dhe “absurditet është një kontratë e tillë ku Gjevi Ndoka, me prokurë i dhuron Gjevi Ndokës, edhe si dhurues edhe si përfitues një pronë të një të treti, tregon veprimet fiktive dhe të kundraligjshme jo vetëm të Gjevi Ndokës por edhe të noterit Emanuel Gjura”.

Korrupsion dhe shantazh– Nga praktikat e sekuestruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Lezhë, më datë 13.08.2015, për pasurinë Nr.1018 Ranishte rezulton se përfitues janë shtetasi Ndue Ndoka, Dile Ndoka, Aleksandër Ndoka, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, Mimoza Ndoka dhe Gjevi Ndoka me prokurë. Shtetasi Gjevi Ndoka në bashkëpunim me të gjithë familjarët dhe anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, nëpërmjet ndërhyrjeve, korrupsionit por edhe shantazhimit kanë përvetësuar prona shtetërore kryesisht në zonat bregdetare.

“Komploti” ndaj Arben Ndokës -Prokuroria thotë se Gjevi Ndoka ka bashkëpunuar ngushtësisht me Bled Shkodranin alias Ndoka lidhur me përvetësimin e pasurisë nr.1018/2. Në përgjime, ata kërkojnë që të mos dalë në pah Arben Ndoka, dhe të mos ishte në dijeni të këtyre veprimeve.

Në këtë rast, Gjevi bashkëpunon me të motrën Mimoza Ndoka, punonjëse në zyrën e Administrimit të Tokës në Bashkinë Lezhë.

Nga të dhënat e përgjimeve rezulton se ka lindur një konflikt i rëndë në familjen Ndoka për një sipërfaqe toke prej 4500 deri në 500 m/2.

Sipas Prokurorisë, rezulton se për këtë pronë, pronar de fakto është Arben Ndoka,m i cili ka konstatuar se “prona e tij” nuk figuronte në emrin e tij por në emër të shtetasit Altin Mikaj, dhëndër i të ndjerit Sandër Ndoka. Pas këtij fakti, prokuroria thotë se Arben Ndoka ka pasur debate të ashpra me motrën e tij Mimoza dhe vëllanë Gjevi Ndoka./ora

Tags: Arben ndoka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.