Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kanabisi, flasin kryepleqtë në Vlorë dhe Shkodër: Jemi mes dy zjarreve, rroga s’na del për këpucë

13/10/2018
Kanabisi, flasin kryepleqtë në Vlorë dhe Shkodër: Jemi mes dy zjarreve, rroga s’na del për këpucë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfaqësues të dy prej qarqeve më problematike për kultivimin e kanabisit, Shkodra dhe Vlora në prezencën e OSBE në Shqipëri janë thirrur në një takim.

Në këtë takim morën pjesë drejtues të policive të dy qarqeve, kryebashkiakja, Voltana Ademi si dhe kryepleq të Shkodrës e të Vlorës.

Në fjalën e saj kryetarja e Bashkisë së Shkodrës “sulmoi” ish-drejtorin e policisë së këtij qarku se ka favorizuar kultivimin e hashashit.

Ndërkaq, një nga kryepleqtë e Vlorës ka deklaruar se jetojnë nën kërcënimin e kriminelëve që merren me kanabisin, ndërsa vazhdojnë të paguhen me rrogë qesharake, prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj.

KRYEPLEQTË

Gjatë takimit ishin të pranishëm edhe kryepleqtë e dy qarqeve. Njëri prej tyre, Islam Islami, kryeplak i fshatit Shkozë në Vlorë u shpreh se kryepleqtë jetojnë nën kërcënimin e kriminelëve që merren me kanabisin, ndërsa kërkoi që kryepleqtë të kenë një pagë të rregullt dhe jo pagesë qesharake prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj.

“Ne deri tani kemi qenë mes dy zjarreve, nga njëra anë policia që na arrestonte nëse nuk tregonim dhe nga ana tjetër nën kërcënimin e krimi-nelëve, të cilët nuk pyesin, por veprojnë dhe ju duhet të dini se ne kemi familje apo të afërm. Ne kemi ecur nga 6-7 orë në këmbë dhe se di sa këpucë kemi prishur dhe a e dini ju se paga jonë është 49 mijë lekë të vjetër. Çfarë të bëjmë me ato para që nuk dalin as për këpucët. Ne vendosim firmat tona në çdo procesverbal dhe puna jonë nuk vlerësohet. Këto gjëra duhen parë”, tha kryeplaku vlonjat.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI KËTU

Tags: drogakryepleqteshkodertakimivlore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.