Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bilanc tragjik i viktimave në Mat, humb jetën edhe i treti

11/10/2018
Bilanc tragjik i viktimave në Mat, humb jetën edhe i treti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka arritur në 3 numri i viktimave në ngjarjen e  rëndë në një fshat në rrethin e Matit.

Burime nga policia konfirmuan se ka humbur jetën edhe i plagosuri i dytë i cili u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, Hamit Buçi.

Ndërsa pak më herët edhe i plagosuri tjetër, Erzen Alija nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë transportit për në spitalin e Traumës.

Viktima e parë në vend të ngjarjes ishte punonjësi i Bashkisë, Mentor Hoxha, 36-vjeç. Ndërsa dy banorët e zonës B. Buci dhe Astrit Hani 40 vjec si dhe punonjësi i Bashkisë Erzen Aliaj, 49 vjeç, mbtenë të plagosur në vendin e ngjarjes.

4545456

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Mat, ku, shtetasi Kujtim Koxha, pasi është konfliktuar më parë me disa punonjës të Bashkisë, më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal ku ata po drekonin.

Hoxha është arrestuar nga policia një orë pas ngjarjes.

ME HERET/ Njoftimi i policise per kapjen e Kujtim Hoxhes:

Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes në fshatin Shëlli.

Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie

ME HERET/ Njoftim i policise per ngjarjen ne Mat

Policia identifikon autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat

Forca te shumta policore në ndjekje të tij

Rreth orës14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, E.A. dhe H.B.

Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.

Forca të shumta policore janë në ndjekje të autorit.

Tags: hamit buci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.