Ndërkohë që disa muaj më parë, ata e mohonin se ishin bashkë, sot ata festojnë 2 vjetorin e lidhjes së tyre.
Klea Huta dhe Elgit Doda u munduan ta mbanin të fshehtë lidhjen, por pasi u bë publike ata nuk reshtën së postuari në rrjetet sociale dedikime për njëri-tjetrin.
Ditën e sotme Klea dhe Elgiti festojnë 2 vjetorin e dashurisë së tyre. Në një postim në rrjetet sociale, Elgiti ka shkruar vetëm numrin 2, që nënkupton që tashmë ata janë prej 2 vitesh së bashku.






