Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali, ofiçina e Policisë shet pjesët e makinave të sekuestruara

03/10/2018
Skandali, ofiçina e Policisë shet pjesët e makinave të sekuestruara
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” shfaqi me zë dhe figurë sesi ofiçina e policisë tregton pjesët e këmbimit të makinave të sekuestruara, apo të atyre që janë përfshirë në aksidente.

Qytetari iu drejtua rojës së policisë, i cili e lidhi me mekanikun. Ky i fundit i premtoi pjesët që i duhen për 100 mijë lekë të vjetra.

Takimi me rojën e policisë

Klienti – Si kalove? Si jeni?

Roja – Mirë, mirë!

Klienti – Ore me kë mund të flas me njërin, që është si përgjegjës?

Roja – Për çfarë?

Klienti –  Për diçka të vogël, po më ndihmove.

Roja – Po mirë, të di unë ça, që të flas.

Klienti – Një freksion shevroleti, s’po e gjej dot anembanë.

Roja – Për një freksion shevroleti do të jap një numër unë, do e fol me njërin unë. Ma ler numrin këtu të takojë ai. Ta sajojë ai, merret me shevroleta, është mekanik. Në 11 fiks llogarite ti orën se del ai këtu, të takon aty.

Klienti – Ok! Faleminderit!

Roja – Erdhi zilja ime?

Klienti – Jo! Po, erdhi!

Roja – Në rregull!

Klienti – Rrofsh!

Takimi me mekanikun

Klienti – Si kalove?

Mekaniku 1 – xxxx, xxxx të ka adresu?

Klienti – Po!

Mekaniku 1 – Si je? A je mirë? Si ia kalon?

Klienti – Ça bone?

Mekaniku 1 – A lodhesh?

Klienti – Hajt mo, nga pak! Burrë i fortë? Ta shpjegoi pak a shumë xxx si situatë?

Mekaniku 1 – Po! Më tha për një kit freksioni.

Klienti – Të ma rregullosh dhe një dinamo, një motorino.

Mekaniku 1 – Dinamo kam, ta jap një të plotë, si të duash.

Klienti – Po një motorino edhe mbarojmë me të gjitha këto, thuaj vlerën, apoo…

Mekaniku 1 – Nuk e kam të plotë kitin e freksionit. Ose më prit dy  minuta!  Shpejt një çikë ëë se s’lejohet me hy civilat brenda.

Klienti – Më fal!

Mekaniku 1 – O xxx, o xxx ta marr një çikë? Hajde mbas meje! A ke bërë shkollë, o bab?

Klienti – Kam qenë diçka.

Mekaniku 1 – Diçka? A qenke i pjerdhur or dajë, me vika keq, po qenke i pjerdhur fare… Kjo është dinamo!

Klienti – Dinamo!

Mekaniku 1 – Kjo është motorino!

Klienti – Ajo është motorino!

Mekaniku 1 – Po, po m’i lër këtu një çikë se është punë shteti këtu.

Klienti – Më fal!

Mekaniku 1 – Ka dhe katunarë këtej. Dakord?

Klienti – Më fal!

Mekaniku 1 – Ky është specidisku origjinal, origjinal i saj.

Klienti – Po!

Mekaniku 1 – Më fal pak, që mos të bëj…

Klienti – Ta mbaj këtë?

Mekaniku 1 – Leje sipër në banak! Dëgjo tani vllaj! Ky ka rënë me ferrota me këtë. Është mirë, është origjinali i saj, shikoje çikë!

Klienti – Ta bej me preçinosje?

Mekaniku1 – Bravo! Këto materiale kam unë. Sa lekë më jep ti?

Klienti – Sa të bën haku i punës, o zotëri? Sa të bën, më thuj edhe…!

Mekaniku 1 – Këto 4 artikuj, je i kënaqur me 100 mijë lekë?

Klienti – 100 mijë lekë?

Mekaniku 1 – Po!

Klienti – Ma bëj numër, apo kur të vij t’i marr? Për sa të vij, t’i marr?

Mekaniku 1 – Je i kënaq, apo jo?

Klienti – Ore, je shumë në rregull!

Më pas, një tjetër mekanik i jep qytetarit pjesët, duke i marrë paratë fshehur nga frika se siç thotë ai, ka spiuna

Klienti – Do vijë?

Roja – Shko te ajo makina!

Klienti – Ça e ke xxx ti, baba?

Mekaniku 2 – Unë? Jo, koleg!

Klienti – Ngjani një çikë, prandaj.

Mekaniku 2 – Ça ngjajmë, o burrë? Ai verior, unë jugor.

Klienti – Ça? Ka njerëz?

Mekaniku 2 – Ka spiuna.

Klienti – Të hap benzin unë, hidhi direkt meqë i kape!

Klienti – Janë të treja? Të katra?

Mekaniku 2 – Këtu ke gjithçka ke lënë me atë.

Klienti – Motorino, gjenerator, disk, specidisk.

Mekaniku 2 – Lekët ia ke dhënë atij?

Klienti – Jo! S’ia kam dhënë. Do t’i jap ty!

Klienti – E kemi lënë për një 100 mijë lekshe.

Mekaniku 2 – Në rregull!

Klienti – Numëroji njëherë, numëroji!

Mekaniku 2 – I numërova, i numërove ti, i numërova dhe unë.

Klienti – Mirupafshim!

Nëse ju nevojitet ndonjë pjesë këmbimi automjetesh, tanimë e dini se ku mund të gjeni…

Tags: makina te sekuestruara'policiaskandal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.