Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Andi Bushati: Xhisielën e morën peng, e detyruan të “lëpinte”

02/10/2018
Andi Bushati: Xhisielën e morën peng, e detyruan të “lëpinte”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari dhe opinionisti, Andi Bushati, ka deklaruar se Xhisiela Maloku është e marrë peng, dhe sipas tij, këtë e tregoi dëshmia e saj në televizionet kombëtare.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Bushati shtoi se “profesorët”, të cilët e kishin mësuar të rrëfente alibinë, tregonte qartë se kjo ishte një histori e keqe dhe e pa menduar mirë.

“Kjo është një vajzë e kapur peng, sepse mënyra e asaj që shpjegonte ato që kishte deponuar, e nxirrnin zbuluar.  Nga mënyra se si asaj ia kishin imponuar që të thoshte alibi, edhe këtu kishim një gropë të madhe. Shpikësit kishin bërë alibi të keqe. Duket sikur kishte nga mbrapa një grup të gatshëm, të cilët prodhonin alibi. Kjo është më tronditëse. Fakti  që e detyron një vajzë  të lëpijë atë që pështyjë, kjo është  e rëndë.”, tha Bushati.

Ndërkohë, Bushati u ndal edhe tek roli i opozitës dhe tek qëndrimi i kryeministrit Edi Rama, për rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut.

Sipas Bushatit, opozita ka meritën e saj në ngritjen e zërit, por dështon kur befas dalin thirrje në shesh të rrëzojmë Edi Ramën.

“Mediat e bënë detyrën e tyre, bënë intervistën e plotë, çdo njeri me inteligjencë normal, e kuptonte që nga ky ballafaqim ishte e detyruar të gënjente mbrëmë. Kjo është shumë e rëndë, sepse kjo tregon se drejtësia nuk funksionon për të gjithë njësoj. Por, ama po ta shohim nga këndvështrimin e vajzës, ka edhe një fat. Pse? Sa gra e vajza në Shqipëri pësojnë një akt dhune, kjo e detyroi opozitën ta ngrinte me të madhe këtë çështje. Unë nuk kuptoj një gjë, pse duhet flasë për të krijuar alibi për krimin Edi Rama . E ka bërë edhe me rastet më të nxehta, në vend që të ruajë kostumin e një pushtetari, që ta flasë i fundit, Rama flet i pari. Ka një sensibilizim të madh. Opozita ka bërë një punë të madhe, por bajate është kur kërkon ta shndërrojë me thirrje të rrezohet Edi Rama. Ka reagim në rrjet, por nuk përfundon me dalje në rrugë’, tha ai.

Tags: xhisiela maloku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.