Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Erdogan nis përpjekjet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA

01/10/2018
”Një komplot i fshehtë politik”, Presidenti Erdogan fajëson Trump-in për rënien e lirës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se vendi i tij shpreson t’i përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pas tensioneve që ka shkaktuar burgosja e një pastori amerikan.

“Me vullnetin e Zotit, shpresojmë t’i zgjidhim problemet me Amerikën brenda një kohe të shkurtër dhe t’i rizhvillojmë marrëdhëniet në fushat politike dhe ekonomike, me frymën e partneritetit strategjik”, tha Erdogan në një fjalim para Parlamentit turk.

Erdogan shpreson në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Mosmarrëveshja midis dy vendeve ka të bëjë me pastorin Andreë Brunson, i cili është arrestuar nga autoritetet turke qysh në vitin 2016, nën akuzat për terrorizëm.

Mosmarrëveshja ka shkaktuar edhe rënie të lirës turke.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dyfishuar tarifat mbi importin e aluminit dhe çelikut turk, për shkak të, siç ka thënë, mbajtjes së Brunsonit në paraburgim, dhe Ankaraja është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.

“Jemi të vendosur të luftojmë – brenda kufijve të diplomacisë dhe ligjit – kundër kësaj qasjeje të shtrembëruar, që imponon sanksione mbi vendin tonë, duke përdorur si pretekst një prift, i cili është në gjyq për marrëdhëniet e tij të mjegullta me grupet terroriste”, tha Erdogan.

Ai tha se Uashingtoni “po përpiqet t’i zgjidhë problemet politike dhe ligjore përmes kërcënimeve e shantazhit dhe jo dialogut”.

“Kjo, në fakt, do t’ia shkaktojë dëmin më të madh SHBA-së, në afat të mesëm dhe të gjatë”, tha Erdogan.

Për shkak të Brunsonit, SHBA i ka vënë sanksione ministrit turk të Drejtësisë, Abdulhamit Gul, dhe ministrit të Brendshëm, Suleyman Soylu.

Brunson, i cili ka jetuar në Turqi për një çerek shekulli, drejton një kishë të vogël evangjeliste protestante në qytetin perëndimor të Izmirit. Ai është aktualisht nën arrest shtëpiak.

Tags: erdogan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.