Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Panik në Burrel, persona të ISIS rrëmbejnë fëmijët, Policia: Janë informacione dashakeqe

25/09/2018
Panik në Burrel, persona të ISIS rrëmbejnë fëmijët, Policia: Janë informacione dashakeqe

FOTO E PUBLIKUAR NË FAQEN E POLICISË DIBËR

Share on FacebookShare on Whatsapp

Ditët e fundit, qytetin e Burrelit, e kanë përfshirë paniku për shkak të dyshimeve se në qytet qarkullon një shtetas i veshur me uniformën e ISIS i cili kërcënon dhe sigurinë e qytetarëve.

Për këto pretendime ka reaguar edhe drejtoria e Policisë së Dibrës, e cila ka thënë se ka ngritur një grup të posaçëm për të verifikuar informacionet, si dhe ka kryer veprime me metoda speciale për një javë rresht për të identifikuar personin.

Në bashkëpunim me policinë e Burrelit është monitoruar gjithashtu qyteti me dron gjatë ditës dhe natës, si dhe është kontaktuar me qytetarë të shumtë, pronarët e bizneseve dhe gazetarët.

Nga vëzhgimet e deritanishme, policia deklaron se informacioni që po qarkullon është tërësisht i pa vërtetë dhe dashakeqës, pasi nuk është evidentuar asnjë person në asnjë kamer biznesi me logo të ISIS, as nga monitorimi me dron nga një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjitshme e Policisë së Shtetit si dhe nuk ka asnjë kallëzim nga qytetarët për rrëmbim personash.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një foto që qarkullon në disa rrjete sociale ditët e fundit ku bëhet fjalë për një shtetas se dyshohet që është veshur me uniformën e ISIS dhe qarkullon në qytetin e Burrelit, si dhe dyshohet se ka dashur të rrëmbejë dy fëmijë ju informojmë se:

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Policia Lokale Burrel, është ngritur një grup i posaçëm për të verifikuar informacionet.

Nga Grupi i posaçëm , janë kryer vëzhgime nga kamerat e bizneseve ku dyshohej se ishte filmuar personi, janë kryer veprime me metoda speciale për një javë rresht.

Është monitoruar qyteti natën dhe ditën me dron.

Po në lidhje me këtë informacion Drejtori Vendor i Policisë Dibër sëbashku me Shefin e Komisariatit të Policisë Mat, kanë kryer një analizë të hollësishme për këtë rast, si dhe kanë marrë kontakt me qytetarë të shumtë, me pronarët e bizneseve dhe me gazetarë.

Nga tërësia e veprimeve të kryera ka rezultuar se informacioni që po qarkullon është tërësisht i pa vërtetë dhe dashakeqës, pasi nuk është evidentuar asnjë person në asnjë kamer biznesi me logo të ISIS, as nga monitorimi me dron nga një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjitshme e Policisë së Shtetit si dhe nuk ka asnjë kallzim nga qytetarët për rrëmbim personash.

Nisur nga këto Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Policia lokale e Burrelit, shprehin keqardhje për këto disinfrmacione dashakeqe duke përhapur panik tek qytetarët.

Këto informacione të pavërteta dhe tërësisht dashakeqe me prapavijë të errët kanë për qëllim të nxijnë punën e policisë dhe të sfumojnë sado pak rezultatet që Policia e Shtetit po arrin në luftë ndaj krimit të organizuar dhe krimit në tërësi.

Theksojmë se në qytetin e Burrelit dhe rrethin e Matit prej një viti nuk është shënuar asnjë vrasje apo ngjarje e rëndë kriminale, janë ulur ndjeshëm rastet e vjedhjes kundër pronës, si dhe nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Të gjitha këto tregojnë angazhim dhe seriozitet të strukturave të Policisë si dhe bashkëpunim mjaft të mirë me Komunitetin.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë si dhe për të goditur me forcën e ligjit krimin e organizuar por dhe krimin në përgjithësi, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke garantuar anonimatin, si dhe një reagim të shpejtë e profesional të Policisë.

Tags: burreldyshimeISISpolicia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.