Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dhunuan kunatën për pronën, zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Durrës

23/09/2018
Durrës, arrestohen 6 persona të shpallur në kërkim nga Italia për krime dhe trafiqe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Manëz të Durrësit. 61-vjeçari quajtur Medi Koleci ka dhunuar më sende të forta dhe sëpatë kunatën e tij Qefsere Koleci 51 vjeç. Kjo e fundit mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua fillimisht në spitalin e Durrësit, e më pas në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sipas Tv Klan, 51-vjeçarja ka pësuar fraktura të shumta në trup, pasi i janë thyer gjymtyrë dhe brinjë, si dhe ka plagë të rënda në kokë. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia e Durrësit thotë se Medi Koleci dhunoi kunatën bashkë me dy djemtë e tij Algert Koleci 32 vjeç dhe Admir Koleci 28 vjeç.

SI NISI KONFLIKTI

Ngjarja ka nisur që ditën e djeshme. Dy familjet Koleci kanë banesat ngjitur në Manëz të Durrësit dhe kanë pasur një konflikt pronësi për një rrugë. Për rreth 20 vite, familja e Medi Kolecit kishte mbjellë ullishte në një rrugë që lidhej me banesën e 51-vjeçares së plagosur.

Për shkak se kishte bllokuar pronën, ditën e djeshme forcat e INUK Durrës shkuan për të prishur ullishten e 61-vjeçarit Medi Koleci dhe për të hapur rrugën.

Ai kundërshtoi forcat e INUK dhe të policisë, dhe u shoqërua në komisariat ku qëndroi gjithë natën.

ÇFARË NDODHI MËNGJESIN E SOTËM

Pasi doli nga qelia, Medi Koleci shkoi në banesën e tij dhe rreth orës 08:30 u konfliktua me kunatën, Qefsere Koleci. Me ndihmën edhe të djemve, ai dhunoi 55-vjeçaren duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe në trup. Konflikti buron pikërisht nga prona e mbjellë me ullishte nga ana e 61-vjeçarit, e cila bllokonte rrugën e banesës së kunatës së tij.

Të njëjtat burime sqarojnë për tvklan.al se gjykata e kishte cilësuar të paligjshme mbjelljen e tokës me ullishte nga Medi Koleci, duke i dhënë të drejtë Qefsere Kolecit. Për këtë arsye, një ditë më parë aty shkuan forcat e INUK për të liruar pronën e zaptuar.

Policia e Durrësit i ka referuar materialet ndaj Medi Kolecit dhe dy djemve të tij për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë. Ata janë shpallur në kërkim nga ana e uniformave blu.

Tags: dhunaDurreskunatipronat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.