Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“35 mln euro ose e vramë”/Arrestohet shqiptari që i vuri “gjobë” Berlusconit

19/09/2018
“35 mln euro ose e vramë”/Arrestohet shqiptari që i vuri “gjobë” Berlusconit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ai po udhëtonte me xhaxhain e tij, kur policia e trafikut rrugor urdhëroi ndalimin e mjetit për një kontroll rutinë.

Në këtë mënyrë, u arrestua 37 vjeçari shqiptar Ilirjan Tanko, pjesë e bandës që në vitin 2012, rrëmbyen Giuseppe Spinellin, kontabilistin e manjatit italian të mediave, Silvio Berluskoni.

Për këtë rast, Tanko u dënua në vitin 2014, me 4 vite e 4 muaj burg, përveç dëbimit nga Italia. Ai u shpall fajtor për rrëmbim dhe tentativë mashtrimi.

Tanko u rikthye në Itali javët e fundit me një dokument të rremë. Ai u ndalua të hënën më 17 shtator rreth orës 15:30 minuta. Nga kontrollet e imtësishme, agjentët e policisë zbuluan identitetin e tij të vërtetë.

“Unë nuk mund të qëndroj larg familjes time që jeton në provincën e Brescia, kjo është arsyeja pse u ktheva,” tha të martën 37-vjeçar përballë gjykatëses Bianca Maria Bianchi, në gjykatën e Bergamos, e cila ka vërtetuar arrestimin e tij në burg. Seanca tjetër ndaj tij do të zhvillohet më 30 tetor.

Gjashtë vjet kanë kaluar që nga ajo natë makthi për Giuseppe Spinelli, njeriut të besuar të Berluskonit.

Mbrëmjen e 15 tetorit, një grup i udhëhequr nga Francesco Leone hyri në vilën e tij në Bresso (Milano). Banditët, të armatosur dhe të maskuar, rrëmbyen Spinellin dhe Anën, gruan e tij, duke i mbajtur ata të mbyllur në shtëpinë e tyre për 11 orë. Ata u liruan të nesërmen pa marrë ndonjë shpërblim.

Rrëmbyesit, përmes Spinellit, kishin kërkuar 35 milionë euro, në këmbim të mos publikimit të disa dokumenteve kompromentuese, të cilat në të vërtetë nuk ekzistonin.

Një muaj më vonë, u realizuan edhe arrestimet për rastin, midis tyre tre shqiptarë, vëllezërit Ilirjan dhe Laurenc Tanko dhe Marjus Anuta.

Tags: arrestohet shqiptariberlusconiitaliShantazh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.