Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Afrimi i PDIU në koalicionin opozitar, reagon për herë të parë Kryemadhi: Lajm i mirë për shqiptarët

17/09/2018
VIDEO/ Kryemadhi: Rama një kryeministër i zgjedhur me paratë e drogës, por kurrë nuk do të jetë zot i shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pasi zyrtarisht, PDIU u bë pjesë e koalicionit opozitar, vjen reagimi për herë të parë të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi e konsideron afrimin e PDIU-së në koalicionin opozitar si një zhvillim pozitiv.

Ajo shkruan se afrimi i PDIU-së në koalicionin opozitar është njëkohësisht shenjë e mbarë se opozita e bashkuar po shkon drejt zgjerimit dhe unifikimit të qëndrimit të saj me një spektër më të gjerë të politikës.

Postimi i Kryemadhit

Afrimi i PDIU-së në koalicionin opozitar është padyshim një zhvillim pozitiv në përpjekjet për të çmontuar dhe për t’u përballur me qeverinë banditeske të Edi Ramës.

Zgjerimi i spektrit politik opozitar është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, që çdo ditë e më shumë po kuptojnë dhe provojnë mbi shpatullat e tyre pasojat e qeverisjes nga Edi Rama, një kryeministër që po i çon shqiptaret në zgripin e varfërisë dhe paturpësisht përdor demagogjinë për të fshehur skamjen, hajdutërinë e pushtetarëve, krimin dhe banditizmin e politikës.

Afrimi i PDIU-së në koalicionin opozitar është njëkohësisht shenjë e mbarë se opozita e bashkuar po shkon drejt zgjerimit dhe unifikimit të qëndrimit të saj me një spektër më të gjerë të politikës. Ky duket të jetë një proces i pakthyeshëm, që tashmë veç afrimit të partive politike do të prekë edhe shoqërinë civile, profesionistët e nderuar dhe të gjithë ata qytetarë që tashmë e kanë kuptuar se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim drastik, atë të ndarjes së krimit nga politika dhe vendimmarrja.

Ky është misioni ynë si parti dhe koalicion opozitar!

Ne mirëpresim çdo bashkëpunim politik dhe jo vetëm, për të luftuar së bashku kundër së keqes më të madhe që ka parë Shqipëria këto 25 vitet e fundit, atë të kriminalizimit të politikës dhe të shtetarëve!

Tags: momika kryemadhipdiureagimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.