Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Si të dallojmë një pije me ngjyrues? Kujdes koktejlet me alkool!

15/09/2018
VIDEO/Si të dallojmë një pije me ngjyrues? Kujdes koktejlet me alkool!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ekspertët e ushqimit tregojnë se përdorimi i ngjyruesve ushqimore në sasi të mëdha, te pijet apo ushqimet kthehen në toksikë për shëndetin e njeriut. Por shumë më të rrezikshme ato bëhen kur kombinohen me pije alkoolike dhe në këtë rast te koktejet. Dhimbja e kokës apo helmimi janë efektet që konsumatorët ndjejnë menjëherë.

Mjekët shumë herë akuzojnë ngjyrusit ushqimorë si shkaktarë të sëmundjeve të ndryshme si hiperaktiviteti tek fëmijët e deri tek kanceri. Ngjyruesit ushqimorë në dekadat e fundit përdoren gjerësisht nga industria ushqimore, sot do t’ju tregojmë se si të dalloni ngjyruesin ushqimorë në një pije jo alkoolike.

Top Channel realizoi një eksperiment shumë të thjeshtë me një pije që ka në përbërje lëng portokalli. Disa facoleta që i futëm në gotën me lëng portokalli dhe shohim që ngjyra e pijes tashmë është zbehur. Por se çfarë është kjo ngjyrë për këtë do të pyesim ekspertin e ushqimit.

“Pija që ju keni zgjedhur, në të është përdorur ngjyruesi adetiv. Ngjyruesit që përdoren në këto lloj pijesh janë të lejuar. Por ajo që unë dua të theksoj është a përdoret sasi e substancave ngjyruese sipas normave të përcaktuar nga BE. Ky pastaj është problem për t’u diskutuar”, sqaron Kaplan Sulaj, ekspert ushqimi.

Çfarë ndodh nëse abuzohet me sasinë?

“Doza e marrjes ditore është më e madhe se një vlerë e përcaktuar në bazë të studimeve toksikologjike , atëherë organizmi i njeriut futet në veprimin e toksik të substancës ngjyruese”, përgjigjet Kaplan Sulaj.

Ndërsa një nga pijet alkoolike e cila është e mbushur me ngjyrues është koktejli. Baristi mund t’ju përgatisë brenda pak sekondave një gotë të mbushur me ylber ngjyrash, por pa njohur reaksionin kimik të këtyre substancave. Për këtë arsye dhembja e kokës dhe helmimi shumë herë shkaktohen prej këtyre ngjyruesve.

“Koktejli shpesh herë nuk ka ndonjë recetë të caktuar kur përgatitet. Gjithsesi rreziku i ngjyrave dhe i kombinimit të ngjyrave kur përzihen pijet alkoolike me ato jo alkoolike rreziku është më i madh. Sepse Nëse disa ngjyra kanë një teknologji të caktuar që përdoren në solucionet ujore në pijet e buta, ato nuk lejohen të përdoren në pijet alkoolike. Kjo sjell një rrezik të shtuar sepse mund të formohen substanca të tjera toksike të cilën mund ta ekspozojnë konsumatorin drejt veprimeve toksike”, sqaron eksperti Sulaj.

 

Tags: koktejlngjyruespije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.