Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Kërcënonin me jetë biznesmenët për para, një shqiptar i arrestuar, një tjetër në kërkim(EMRA)

12/09/2018
VIDEO/ Kërcënonin me jetë biznesmenët për para, një shqiptar i arrestuar, një tjetër në kërkim(EMRA)
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një bandë e dhunshme dhe e paskrupullt në veprimet e saj, e gatshme për të kërcënuar edhe me vdekje, është goditur nga policia italiane.

Guardia di Finanza në Bergamno përfundoi me sukses operacionin të martën më mëngjes me 6 arrestime.

Në pranga përfunduan midis të tjerësh edhe shqiptari Gazmend Prenga i thirrur shkurt Gazi, 38 vjeç.

Ata kishin krijuar një grup kriminal që merrej me zhvatje parash, kërcënime, grabitje si dhe trafikun e drogës dhe grumbullimin ilegal të armëve. Gjithashtu, ata akuzohen edhe për plagosje. Një burrë tjetër, Gentian Ndou, 32 vjeç, po shqiptar, është ende në arrati. Mendohet se pjesë e bandës janë gjithsej 15 persona.

Shumica e anëtarëve të bandës janë të njohur për shkak se janë përfshirë në grupe kriminale të mafies dhe vrasjeve.

Për më shumë se një vit, që nga janari 2016, grupi ka terrorizuar disa sipërmarrës në Bergamo. Kërcënimet nuk janë shumë të sofistikuara: “Do t’ju vras”, “Kujdesuni për familjen tuaj“. Në disa raste janë kryer rrahje si dhe vrasje në tentativë.

E gjithë kjo për të marrë para dhe mallra të llojeve të ndryshme, në këmbim të një “mbrojtje” të pretenduar.

Shumë biznesmenë në zonë janë detyruar të japin shuma parash. Disa nga rastet janë dokumentuar edhe në kamerat e sigurisë të siguruara gjatë hetimeve.

Të njëjtat viktima, megjithatë, patën guximin të rebeloheshin dhe t’i denonconin, por hetuesit po hetonin ndërkohë.

Hetimet filluan për shkak të trafikut të drogës nga marokenët dhe shqiptarët, disa prej të cilëve pjesëtarë të bandës.

Hetimet për grupin ishin të gjata dhe delikate e madje në një rast një nga hetuesit u “përball” me një vrasje në tentativë, e cila siç shkruajnë mediat italiane, nuk ishte e suksesshme për shkak të zhurmës së armës së autorit, i identifikuar më vonë dhe i arrestuar.

Në një rast, u arrestuan dy anëtarë të bandës, teksa po mblidhnin paratë tek një biznesmen brenda një bari në Colognola. Pesë mijë euro ishte shuma e marrë.

Tre shtetas të tjerë shqiptarë u arrestuan për trafik droge, së bashku me një të katërt për shkelje të ligjit të imigracionit.

Grupit i janë sekuestruar edhe katër armë, dy prej të cilave ishin fshehur brenda një karrigeje në një zyrë në Verdello, si dhe plumba të shumtë, një silenciator dhe të holla.

Tags: arrestohen shqiptaretitaliKERCENIM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Arrestohen kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra për vrasjen e një 45-vjeçarit Çela

22/06/2026
Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

21/06/2026
SKANDAL/ Marrëdhëniet me OSBE-në dhe dy shkeljet e ministrit Bushati

Ditmir Bushati i bie me gomë skenarit të Ramës për protestën: As Iran, as algoritëm

21/06/2026
Reagimi i Spiropalit ndaj Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë

Reagimi i Spiropalit ndaj Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë

21/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Arrestohen kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra për vrasjen e një 45-vjeçarit Çela

22/06/2026
Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

21/06/2026
DITA 22/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në pritje të dorëheqjes së Ramës

DITA 22/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në pritje të dorëheqjes së Ramës

21/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.