Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbyllja e shkollave, Boçi: MAS nuk ka bërë reformë, e paqartë situata për mësuesit dhe nxënësit

11/09/2018
Mbyllja e shkollave, Boçi: MAS nuk ka bërë reformë, e paqartë situata për mësuesit dhe nxënësit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vendimi i drejtuesve të Arsimit për mbylljen e disa shkollave si rezultat i mungesës së nxënësve, për deputetin demokrat Luçiano Boçi është pasojë e keqmenaxhimit të MAS.

I ftuar në Ora News, anëtari i Komisionit të Edukimit dhe Medias, thotë se Ministria është kapur gafil edhe pse ishte paralajmëruar prej kohësh nga opozita.

Boçi: Nuk është reformë, por pasojë e keqmenaxhimit arsimor në Shqipëri. Paralajmërimi i fortë i opozitës për braktisjen e arsimit nga 133 mijë nxënës po jep pasojat e tij.Pasojat janë suksesive jo vetëm në mbylljen e institucioneve arsimore por dhe mënyrën si do të procedohet me mësuesit që dalin të tepërt brenda sistemit arsimor.Ministria nuk ka ndërtuar një strategji për gjendjen në të cilën është kapur gafil, kemi një Ministri që është me axhendë dite dhe krejtësisht e paaftë.

Sipas Boçit, shtimi i klasave kolektive përgjatë këtyre viteve, duke filluar nga 2013, ka qenë galopant.

Boçi: Ajo që kemi kërkuar është hartimi i një politike të saktë për eleminimin e klasave kolektive dhe kjo vinte si masë e parë me hartën e re të shkollave në gjithë territorin, gjë që nuk ndodhi.Mbyllja e njëpasnjëshme e shkollave ka kapur të papërgatitur komunitetet dhe nxënësit.Nuk kemi asnjë masë dytësore paraprake për transferimin e nxënësve në shkollat më të afërta, gjithçka i është lënë rastësisë.

E ndërsa MAS ka premtuar garantimin e transportit, Boçi është skeptik sepse sipas tij Ministria nuk ka planifikuar buxhet për diçka të tillë.

Boçi: Garantimi i transportit është zbatim i një detyrimi ligjor i vendosur  që nga PD bën ligjin e sistemit parauniversitar. Ministria sot nuk paguan as transportin e mësuesve por ka defiçenca dhe në pagesën e transportit të fëmijëve. Nëse ka një masë të tillë, parashikimi më i vogël që duhet të bënte Ministrja është parashikimi buxhetor.

Po cila është zgjidhja sipas demokratëve?

Boçi: Duhet të ishte parashikimi i asaj çfarë po ndodh dhe ndërtimi i një infrastrukture të posaçme për sistemin arsimor duke ndërtuar shkolla në qendra të komunave apo qendrave të banuara me qëllim që mbyllja e shkollave në vazhdimësi të mos ishte një pasojë e papritur për nxënësit.

Tags: lindita nikollaLuciano Bocimasreforma ne arsim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.