Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shes bidona ose kazan që të hamë darkën”/Varfëria në familjen Geraldiu

09/09/2018
“Shes bidona ose kazan që të hamë darkën”/Varfëria në familjen Geraldiu
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jo shumë kilometra larg qendrës së kryeqytetit, mbrapa shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, në Allias ndodhet kjo ndërtesë e harruar.

Prej shumë kohësh, brenda saj është strehuar familja Gerdeliu me 4 anëtarë, mes të cilëve dhe 2 vogëlushe të pambrojtura. Mjerimi dhe skamja janë ulur “këmbëkryq”, e përpos kushteve të këqija, kjo familje nuk ka as drita e as ujë.

Kamera e News 24 sjell këto pamje tronditëse që ngjasojnë më së tepërmi me mesjetën sesa me kohët moderne në të cilat jetojmë. Kryefamiljari i shtëpisë, Selajdini tregon se kazanët e plehrave janë i vetmi burim jetese për gruan shtatzënë dhe dy vajzat e tij 5 dhe 8 vjeçare.

“Gjej ndonjë kazan, ndonjë reflektor edhe bidona, i shes 2 mijë lekë, 1 mijë lekë dhe blej të hamë darkën. Kam shumë vite që jetoj kështu”, tregon Selajdini.
Pavarësisht mjerimit ku jeton, vajza e madhe e familjes Geraldini, Sanja do të shkojë në klasën e tretë këtë vit të ri mësimor. Ajo dëshiron të jetë si gjithë bashkëmoshatarët e saj, të ketë një shtëpi, ushqim, drita për të lexuar dhe ujë për t’u larë.

“Kam nevojë për fletore, për rroba, për një ndihmë. Edhe për një çantë që të shkoj në shkollë kam nevojë. Edhe për veshje, drita, ujë e ushqim”, thotë vogëlushja.
A del me babin ti për të mbledhë kanaçe?Vajza: Ndonjëherë dal!
Selajdini nuk kërkon asgjë për veten, por thërret dëshpërimisht për ndihmë ndaj dy vogëlusheve, dhe shpreson që t’i lidhet një pension invaliditeti për bashkëshorten e sëmurë me probleme të shëndetit mendor.

“Po patën mundësi të na japin ca ushqime për fëmijët, rroba, ndonjë palë tuta për gocat. Kështu gjërash për fëmijët me u vesh dhe gocën që ta çoj në shkollë. T’iu lidhin një pension këtyre fëmijëve ose një asistencë të paktën; edhe kësaj (bashkëshortes) që është e sëmurë. Të na vejnë një dritë këtu, kjo shtëpia është gogol në fakt, por në një dhomë të na vejnë dritën, edhe ujin”, thotë kryefamiljari.

E nëse vuajtjet janë të pafundme tani, afrimi i stinës së ftohtë të dimrit, do ta bëjë edhe më të vështirë jetesën e familjes Geraldiu. E vetmja ngrohtësi që do ti mbështjellë, është shpresa…/BalkanWeb

 

Tags: tiranevarferi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.