Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fusha shpk ‘nuk ndalet’, edhe 1.5 milionë euro të tjera për sheshin Skënderbej

07/09/2018
Fusha shpk ‘nuk ndalet’, edhe 1.5 milionë euro të tjera për sheshin Skënderbej
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fusha shpk do të përfitojë edhe 1,56 milionë euro të tjera për punimet në sheshin Skënderbej, që duket se po i kushton qytetarëve gjithnjë e më tepër para.

Më 3 shtator 2018, Bashkia Tiranë njoftoi një shtesë kontrate për kompaninë Fusha shpk me objekt “Rikualifikimin urban të Sheshit Skënderbej, faza e dytë”.

Kujtojmë se për fazën e dytë, e cila do të ishte dhe e fundit, e rikualifikimit urban të Sheshit Skënderbej, Fusha shpk ka fituar 7,1 milionë euro në janar të 2017-ës. Ndërsa për fazën e parë të punimeve, Fusha shpk ka përfituar 5,5 milionë euro.

Në total, për rikualifikimin urban të Sheshit Skënderbej, Fusha shpk ka marrë 14,16 milionë euro.

E njëjta kompani ka fituar, pa konkurrencë, edhe tenderin për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek Sheshi Skënderbej.

Kontrata e parë për ndërtimin e parkimit mes Bashkisë Tiranë dhe Fushës u lidh në shtator 2016 me vlerë rreth 1,64 milionë euro. Por në maj 2018, Bashkia Tiranë ka bërë një shtesë kontrate në vlerën 330 mijë euro, pa dhënë argumentim për këtë shtesë, duke e çuar vlerën totale të parkimit në rreth 2 milionë euro.

Bashkë me parkimin, vlera e punimeve në Sheshin Skënderbej arrin në 16,16 milionë euro, duke e kthyer këtë projekt në një nga ndërhyrjet më të kushtueshme arkitektonike në qytet.

Prej disa vitesh, Fusha shpk është kontraktori kryesor i qeverisë, Bashkisë Tiranë dhe disa bashkive të tjera të drejtuara nga Partia Socialiste. Kompania do të ndërtojë dhe Bulevardin e Vlorës, me vlerë rreth 7,7 milionë euro. Po ashtu, Fusha shpk do të jetë ndërtuesi i projektit klientelist të godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Vlen të përmendet fakti se kompania Fusha shpk ka kryer “falas” një pjesë të madhe të punimeve të godinës së Kryeministrisë, punime që nisën sapo Edi Rama mori postin e kryeministrit./Exit.al

Tags: erion veliajFushasheshi skenderbej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.