Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Me humbje dhe e zhytur në kredi, zbulohet për sa u shit spitali Hygeia në Tiranë

27/08/2018
Shitet zyrtarisht spitali Hygeia në Tiranë, kush është blerësi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Spitali me bazë në Greqi “Diagnostic and Therapeutic Center of Athens Hygeia” tha se ka përfunduar shitjen e 100% të filialit të saj, tërësisht në pronësi në Shqipëri, tek Spitali Amerikan me qendër në Tiranë.

“Vlera e transaksionit arrin në rreth 1 milion euro  dhe është llogaritur pa borxhet që ekzistonin në periudhën që u përmbyll transaksioni,” tha grupi Hygeia në një njoftim për shtyp.

Blerësi ka marrë përsipër detyrimet e Hygeia Hospital Tirana, që arrijnë në 29.5 milionë euro në total, thuhet në deklaratë.

 “Kjo shumë do të përdoret tërësisht për të ulur huamarrjen e kompanisë në bankë, theksoi  Hygeia.

Hygeia ofron shërbime parësore dhe dytësore mjekësore dhe ka gjashtë spitale private në Greqi, Shqipëri dhe Qipro.

Hygeia me humbje dhe e zhytur në kredi

Spitali Amerikan dhe Hygeia ishin në negociata që prej fundit të vitit të kaluar, pasi grupi grek Diagnostic and Therapeutic Center of Athens Hygeia kishte vendosur të shiste aktivitetin në Shqipëri, për shkak të situatës së vështirë financiare. Transaksioni u finalizua vetëm të mërkurën sipas një artikulli të mëparshëm të Monitor.

Që prej fillimit të aktivitetit në 2010-n, pas një investimi fillestar prej 60 milionë euro, Hygeia në Tiranë ka rezultuar me humbje të mëdha dhe nuk ka raportuar asnjëherë fitime. Në bilancet e 3 viteve të fundit (2015-2017) Hygeia e ka pranuar hapur që është në vështirësi financiare dyshime në lidhje me aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi.

Spitali ka një stok kredie prej 2.7 miliardë lekësh, deri në fund të 2017-s, të cilin e ka marrë në vitin 2010 dy institucione ndërkombëtare, BERZH dhe Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim. Por, Hygeia ka pasur vazhdimisht vështirësi në pagimin e tyre ndaj i ka ristrukturuar dhe shtyrë vazhdimisht pagimin e principalit dhe për momentin po paguan vetëm interesat, sipas deklarimeve në bilanc.

Në qershor 2018. Hygeia miratoi një rritje kapitali, nga 3.7 në 4 miliardë lekë. Megjithatë, humbjet e akumuluara në kapital për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm negativ, arrijnë në 2.7 miliardë lekë./Monitor/

Tags: hygeiapitalishifraShitje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.