Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Jepet alarmi, pushuesit në Durrës po helmohen nga shitësit ambulantë

23/08/2018
Jepet alarmi, pushuesit në Durrës po helmohen nga shitësit ambulantë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shumë pushues në Durrës konsumojnë produkte që u ofrohen nga ambulatorët.

Por ato nuk kanë asnjë siguri dhe kanë ndodhur jo pak raste helmimesh deri në dërgimin e të sëmurëve në spital.

Nëse vendos të konsumosh një produkt ushqimor nga këto shitës ambulantë mund të përfundosh edhe në spital. Mjaft pushues që frekuentojnë plazhin e Durrësit marrin këtë lloj shërbimi që nuk ka siguri. Tregëtimi i produkteve, kryesisht i akulloreve bëhet jashtë çdo standarti. Ndërsa kontrolli institucional mungon.

Pushuesi 1:“Absolutisht jo, vetëm këtu për çdo kohë, se ku prodhohen ato nuk e dimë, për arsye se duhet të bëhet edhe inspektimi dhe kualiteti i tyre, për arsye se shumë lehtë ata janë produkte të cilat vijnë deri tek helmimi i të gjithëve.”

Pushuesi 2: “Jo se kam merak, por nuk jam i sigurtë.”

Pushuesi3: “Shkojmë në shtëpi dhe si konsumojmë, kemi merak më thënë të drejtën.”

Pushuesi 4: “Me frikë, të gjithë me frikë, por diçka po duhet me hëngër.”

Në qendrën shëndetësore të plazhit janë paraqitur disa raste të pacientëve që kanë pësuar helmim ushqimi. Përballë kësaj situate mjekët apelojne të mos konsumohen ushqime të pakontrolluara pasi janë shumë të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Ndue Marku, mjek: “Apeli im si mjek është që të mos marrin akullore tek ambulatorët në asnjë mënyrë, akulloret vetëm aty ku prodhohen.”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kontrollon vazhdimisht restorantet apo edhe aktivitete e tjera që shërbejën për pushuesit në zonat turistike, por nuk mund të bëjë asgjë për ambulantët që shëtisin në brezin e rërës. Në këto kushte pushuesit duhet të kujdesen vetë për shëndetin e tyre dhe ndoshta kanë fat./abcnews

Tags: plazhpushuesshitesit ambulante

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.