Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasada Shqiptare në Athinë ka nje njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Greqi/Këtu duhet ti vulosni dokumentet:

22/08/2018
Ambasada Shqiptare në Athinë ka nje njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Greqi/Këtu duhet ti vulosni dokumentet:

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasada e Shqipërisë në Greqi  ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi. Sipas njoftimit te bërë, çdo certifikatë që lëshohet nga Zyrat e Gjendjes Civile në Greqi dhe çdo lloj vendimi i gjykatave greke duhet të vulosen me VULË APOSTILE në qytetet përkatëse dhe më pas të përdoren në Shqipëri.

“Çdo lloj certifikate që lëshohet nga Zyrat e Gjendjes Civile në Greqi (Liksiarchio & Dhimo), si certifikata lindje, vdekje, familjare, martese etj. vulosen vetëm me VULE APOSTILE në Prefekturat (Periferia) e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe dërgohen në Shqipëri në Zyrat e Gjendjeve Civile”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës shqiptare.

NJOFTIM I SHËRBIMIT KONSULLOR

Njoftojmë të gjithë qytetarët se:

Çdo lloj certifikate që lëshohet nga Zyrat e Gjendjes Civile në Greqi (Liksiarchio & Dhimo), si certifikata lindje, vdekje, familjare, martese etj. vulosen vetëm me VULE APOSTILE në Prefekturat (Periferia) e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe dërgohen në Shqipëri në Zyrat e Gjendjeve Civile.

Çdo lloj vendimi i dalë nga Gjykatat greke si dhe prokurat e ndryshme që lëshohen nga Noterë grekë (Simvoleografos), vulosen vetëm me VULE APOSTILE në Gjykatat e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe përdoren në Shqipëri.

Vendimet e zgjidhjes së martesave të Gjykatave greke, pasi marrin VULEN APOSTILE dhe dërgohen në Shqipëri, duhet detyrimisht të njihen nga Gjykata e Apelit e Rrethit përkatës në Shqipëri.

Zgjidhjet e martesave të bëra me marrëveshje tek Noterë grekë (Simvoleografos), duhet të pajisen me VULË APOSTILE në Gjykatat e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen, dhe më pas njihen direkt nga Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse në Shqipëri.

Të gjitha dokumentet e lartpërmendura përkthehen në Shqipëri.

Tags: ambasada shqiptaregreqishqiptare ne greqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.