Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Të rinjtë i hodhën armët në një oborr gjatë arratisjes, policia jep versionin zyrtar të ngjarjes në Tiranë

17/08/2018
FOTO+EMRA/Policia ndjek makinën me armë dhe drogë, çfarë ndodhi dje në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lidhur me ngjarjen në orët e mesnatës së djeshme, për të cilën kemi raportuar deri tani, policia ka bërë zyrtare informacionet dhe ka konfirmuar ngjarjen dhe personat e arrestuar.

Gentjan Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Tiranë janë dy të arrestuarit që kundërshtuan urdhërat e policisë duke u arratisur dhe shkaktuar përplasjen me automjetet e tjera.

Të dy janë ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja” ku dhe policia u ka sekuestruar armët dhe i ka arrestuar duke i dhënë fund ‘aventurës se tyre’ të përndjekjes në kryeqytet.

Ja njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen:

Policia e Tiranës vijon zbatimin e planit të masave  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e elementëve me precedent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, për drejtuesit e mjeteve që bëjnë gara shpejtësie apo xhirojnë gomat në ambiente publike, të atyre që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur etj.

Në këtë kuadër, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:20, Policia e Tiranës ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe mosbindjes së punonjësve të policisë për të ndaluar, ku falë punës së mirëorganizuar dhe ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë, kapen dhe arrestohen drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Gjatë ndjekjes nga Policia të automjetit ku udhëtonin dy shtetasit që mbanin armë zjarri me vete, drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera.

Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri të tipit “Pistoletë”, të cilat u hodhën në një oborr banese dhe në një rrugicë nga drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj jetës dhe pronës në D.V. P., Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

– Gentjan Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë

– Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas në rrugën “Jordan Misja”,  duke lëvizur me mjetin tip “Tuareg”, i cili drejtohej nga shtetasi Gentjan Koçiu dhe pasagjer shtetasi Ervin Kodra, nuk i janë bindur shenjës së ndalimit të shërbimit të “Forcës së Posaçme Shigjeta”, pasi mbanin sende të kundraligjshme në mjet (2 armë zjarri pa leje), por janë larguar me shpejtësi me mjet, duke u bërë burim aksidenti e duke u përplasur edhe me 4 mjete të tjera në rrugë duke iu shkaktuar dëme materiale dhe pas ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë këta shtetas janë ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”, ku dhe u bë arrestimi në flagrancë i tyre.

Gjithashtu nga ana e shërbimeve të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri të llojit “Pistoletë”, të hedhura prej shtetasve të lartpërmendur pasi braktisën mjetin, në oborrin e një banese dhe në një rrugicë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”, parashikuar nga nenet 278, 150 dhe 242 të Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1616670898443514/

Tags: armearrestdrogendjekjapoliciatirane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.