Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vonesat dhe incidenti i dhunës në portin e Durrësit, procedim penal për rojen e ekuipazhit të tragetit

13/08/2018
Ambasada reagon pas lirimit të turkut nga Gjykata e Durrësit: Skandaloze!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas denoncimit të dhjetra pasagjerëve të linjës Bari-Durrës ka ardhur dhe përgjigja zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Kujtojmë se pasagjerët e kësaj linje qëndruan me orë të tëra në pritje të tragetit GNV duke mos marrë asnjë reagim dhe përgjigje nga autoritetet.

Për këtë arsye,ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i  Autoritetit Portual Durrës, z.Afrim Bakaj,ka zhvilluar një takim me Komitetin e Sigurisë me prani dhe të Prefektit të Qarkut, z.Roland Nasto.

Bakaj tha se lidhur me incidentin e regjistruar  më datë 11.08.2018 në sheshin e trageteve në Port -Durrës, ka filluar procedimi penal, në ngarkim të shtetasit I. M. 35 vjeç,  banues në Itali, me detyrë roje fizike të linjës Bari – Durrës – Bari, pasi ky shtetas është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta disa shtetas që do të udhëtonin me traget për në Itali.

Gjithashtu, Kreu Ekzekutiv i APD-së, ftoi operatorët privat dhe përfaqësuesit e Institucioneve Shtetërore, të bashkëpunojnë me qëllim krijimin e të gjithë lehtësirave për udhëtarët, por edhe performancës nga ana e punonjësve privat dhe atyre shtetërorë.

 

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

“Në lidhje me një incident që ka ndodhur më datë 11.08.2018 në sheshin e trageteve në Port – Durrës, informojmë se: Konflikti ka nisur midis ekuipazhit të tragetit të linjës Bari -Durrës-Bari dhe pasagjerëve. Pasagjerët ishin acaruar pasi  kishin disa orë që prisnin për ti nisur për udhëtim, por trageti kishte pësuar defekt dhe kishte njoftuar se do të kishte vonesë në nisje.

Në lidhje me ngjarjen ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje ” , në ngarkim të shtetasit I. M. 35 vjeç,  banues në Itali, me detyrë roje fizike të linjës Bari – Durrës – Bari, pasi ky shtetas është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta disa shtetas që do të udhëtonin me traget për në Itali. Konflikti u shua me ndërhyrjen e punonjësve të Policisë së Kufirit Durrës.

Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës për rastin në fjalë, me qëllim analizimin dhe parandalimin e rasteve të tjera i ka kërkuar zyrtarisht Autoritetit Portual Durrës mbledhjen e Komitetit të Sigurisë me të gjithë Operatorët në marrjen e masave të nevojshme.”

Tags: apdarrestporti i durresittragetivonesa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.