Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rruga që po fundos buxhetin e shtetit, shpenzohen disa miliona euro të tjerë

07/08/2018
EMRI & FOTO/ Abuzimet me rrugën Tiranë – Elbasan, Prokuroria do të thërrasë edhe drejtorin aktual
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga rrugët që ka fundosur tërësisht buxhetin e shtetit është edhe rruga Tiranë-Elbasan. Projekti kishte një vlerë fillestare prej vetëm 300 milionë euro, ndërsa deri më tani shteti ka hedhur më shumë se 500 milionë euro.

Dhe, nuk kanë të mbaruar fondet që jep shteti për këtë aks, i cili është vetëm rreth 30 kilometra. Në një vend normal, shtyrja e afatit, apo edhe lekët e hedhura në këtë aks, do të sillnin një furtunë në institucione shtetërore. Por, në Shqipërëi çudia më e madhe “tre ditë zgjat”.

Ministri Gjiknuri, për të tërhequr fajin nga vetja, urdhëroi një audit për këtë rrugë. Auditi zbuloi miliona euro abuzime dhe për këtë çështje pati edhe urdhër-arreste. Në burg qëëndroi për disa javë ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika, ndërësa nën hetim është edhe Andi Toma, një tjetër ish-drejtor i ARRSH-së në kohën e PD-së. Pra, një drejtor i LSI-së dhe një i PD-së u hetuan për këtë rrugë.

Po, socialistët a kanë abuzuar? Kohët e fundit, socialistët kanë akorduar dhjetëra miliona euro për përëfundimin e këtyre punimeve. Janë akorduar mbi 50 milionë euro përë rrëshkitjet në Ibë, ndërsa së fundmi Tpz.al ka siguruar dokumente të një shumë tjetër që është shpenzuar për këtë rrugë.

Sipas këtyre dokumenteve, qeveria ka hapur tenderi me objekt të kontratës “Stabilizim i rrëshqitjes në aksin Tunel – Elbasan, km 17.36 ÷ 17.46 segmenti 3, aksi Tiranë – Elbasan, dalje Tuneli i Krrabës km.15.2–Elbasan km.27”.

Mësohet se fondi limit përë këtë tender ështëë 373.979.239 pa TVSH, ndërësa me TVSH shuma shkon deri në 4 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 4 muaj. Tenderi është hapur nga drejtori socialist aktual i ARRSH-së, Afrim Qëndro.

Sipas dokumenteve, projekti i ri propozon ndërtimin e një galerie të hapur me lartësi 8.7 metra për të rritur stabilitetin e masivit. Më tej, shtohet se ndërtimi i një muri pritës bën të mundur që plani i këtij këndi të zvogëlohet në lartësi të barabartë me lartësinë e murit. E gjithë kjo zonë, thuhet në dokumente, me gjatësi 150 metra do të sigurojë rrugën duke stabilizuar zonën e shmangur apo rrëshqitjet e mundshme.

Ndërkohë, pjesa tjetër e rrugës do të mbrohet me mur mbajtësi me gjatësi deri në 110 metra, duke e siguruar edhe këtë pjesë të rrezikshme. Në anën e shpatit, në fund të themelit do të vendoset një tombino.

Por, në dokumente nuk thuhet kur është marrë në dorëzim rruga.

Nga burime mësohet se rruga është marrë në dorëzim vetëm 2 muaj para se të shembej. Kush e firmosi këtë dokument dhe përse deri më sot është fshehur? Normalisht, rezulton që dokumenti është firmosur gjatë kohës që ARRSH-ja drejtohej nga socialistët, por nën hetim u morën vetëm zyrtarët e LSI-së apo PD-së./TPZ.al

Tags: fondeinvestimirrugetirane elbasan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.