Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hajdutët në Shqipëri përdorin metoda “të sofistikuara”, ja si i grabisin shtëpite gjatë verës

06/08/2018
Burg për bandën e adoleshentëve hajdutë, ja si i realizonin vjedhjet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në verë shtohen ditët e pushimeve për shumë njerëz, ndërsa për grabitësit e banesave shtohet puna.

Vazhdimisht ata sofistikojnë mënyrat e vjedhjes së apartamenteve dhe shtëpive, ndërsa policia apelon qytetarët për kujdes të shtuar.

Një nga metodat e përdorura së fundimi nga grabitësit qe vjedhin banesa ka surprizuar edhe vetë specialistët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Për t’u siguruar që nuk ka njeri në shtëpi, hajdutët vendosin fletepalosje promocioni te dera jashtme e apartamentit. Më pas kthehen pas dy-tri ditësh dhe nëse fletushkat janë ende aty, për grabitësit kjo është shenjë që në banesë nuk ka njerëz, ndaj ajo piketohet për t’u grabitur.

Gjatë muajit korrik në Tiranë janë denoncuar në polici mesatarisht 8 vjedhje objektesh, 5 nga tëcilat kanë qenë apartamente banimi. Nuk i kanë shpëtuar grabitjes as bizneset, ku çdo ditë sipas policisë janë grabitur rreth 3 biznese.

Uniformat blu theksojnë se, zbulimi i grupeve kriminale dhe dënimi i tyre në gjykatë ka qenë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por pavarësisht kësaj, numri i vjedhjeve në kryeqytet nuk është ulur.

Fenomeni  i vjedhjeve është kthyer në një shqetësim edhe  në zonat bregdetare. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, në 7 zonat më të mëdha bregdetare regjistrohen çdo ditë 20 grabitje. Ekspertët pohojnë se, një pjesë e mirë e vjedhjeve kryhen nga grupet kriminale që më herët kanë operuar në Tiranë, te cilat gjatë verës zhvendosen në banesat e qytetarëve në bregdet, si Durrës, Golem, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin.

Specialistët kanë apeluar shumë herë që shtëpitë të sigurohen mire para nisjes për pushime. Qytetarëve që kanë lënë banesat vetëm, u kujtohet të mos publikojnë vendodhjen nëpërmjet rrjeteve sociale, por përsëri ky njoftim nuk është marrë parasysh nga një pjesë e mirë e qytetarëve. /abcnews.al

 

Tags: grabitjehajdute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.