Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tritol në shtëpinë e Gazmir Dacit, “arrest në burg” për autorin: Nuk e dija që…

01/08/2018
Tritol në shtëpinë e Gazmir Dacit, “arrest në burg” për autorin: Nuk e dija që…
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Nuk e dija që dy familje ishin në gjak”. Kështu ka deklaruar para trupit gjykues, 23-vjeçari Vilson Brahaj i cili dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit që shpërtheu në banesën e Gazmir Dacit, disa ditë më parë në Kamëz.

Në seancën gjyqësore, Vilson Brahaj pranoi faktin se ishte ai personi që vendosi tritolin, por nuk ka dhënë detaje se kush është porositësi.

Sakaq, ai ka treguar si ra në kontakt me personin që i kërkon të vendoste tritolin, dhe si e kreu veprimin.

“Para tre-katër vitesh jam njohur me një djalë në Kamëz, dhe e takova sërish një javë më parë. Ai më kërkoi të gjeja një person për vendosjen e një sasie tritoli në një banesë po në Kamëz, kundrejt një sasie parash. Dhe unë pranova ta vendos vetë”, ka rrëfyer ai.

Por Brahaj ka shtuar se ndonëse shpërblimi për këtë veprim do të ishte 5 mijë euro, ai mori paraprakisht vetëm 1500 euro.

“Paratë e tjera nuk i mora. I kam rënë telefonit të tij të nesërmen e ngjarjes, por më ka dalë i fikur”, ka vijuar më tej.

Sakaq, ai ka treguar se porositësi i ka thënë se “Duhet të shkosh në shtëpinë e filanit dhe të vendosësh tritol”.

“E pyeta e kush është dhe më tha ‘është shtëpia ime, se dua të largohem për azil’. Tritolin ma solli ai vetë dhe nuk e dija çdo ndodhte”, është shprehur 23-vjeçari.

Sakaq, ai ka deklaruar se veprimin e ka bërë për para, duke shtuar se nuk e dinte që dy familje ishin në hasmëri.

Deri më tani, e vetmja pistë është ajo e gjakmarrjes me familjen Kolaveri edhe pse i arrestuari nuk ka dhënë emrin e porositësit.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për Vilson Brahaj, por avokati i tij mbrojtës u shpreh për një masë më të lehtë.

Pasi ka dëgjuar palët, gjykata vendosi “arrest me burg” për 23-vjeçarin Brahaj.

Tags: eksplozivgazmir daacishtepivilson brahaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.