Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Numri i vdekjeve në krahasim me popullsinë, ku renditet Shqipëria

30/07/2018
EMRI/ Mallakastër, demokracinë “e shijoi” në arrati, arrestohet pas 27 vjetësh i dënuari me 25 vjet burg për vrasje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria renditet ndër vendet e Europës që kanë një nivel të ulët të vdekshmërisë për 1000 banorë, me 7.7 vdekje për 1000 banorë, për vitin 2017.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat dhe janë përpunuar për shtetet europiane nga Il Sole 24 Ore.

Sipas grafikut të hartuar nga Monitor, bazuar në këto të dhëna, Shqipëria renditet në vend të shtatë në Europë, për nga niveli i ulët i vdekshmërisë, pas Irlandës, Islandës, Luksemburgut, Maltës, Norvegjisë, Qipros, duke pasur madje të njëjtin nivel me Qipron dhe Norvegjinë.

Vendi që renditet në fund është Bullgaria, me 15.5 vdekje për 1000 banorë. Edhe vendet e tjera të rajonit kanë nivel të lartë vdekshmërie si Serbia (14.8), Greqia (11.6), Kroacia (12.9), Mali i Zi (10.5), Maqedonia (9.8).

Në Itali dhe Gjermani, këto norma janë përkatësisht 10.3 ddhe 11.4.

Megjithatë vdekjet janë në rritje

Pavarësisht se janë ndër më të ulëtat në Europë, vdjekjet në Shqipëri po vijnë në rritje vit pas viti, duke reflektuar plakjen e popullsisë dhe rritjen e sëmundshmërive. Në vitin 2016, ky tregues ishte 7.4, që e renditje Shqipërinë të kaërtën në Europë, për nga niveli i ulët i vdekshmërisë.

Sipas të dhënave të mëparshme të INSTAT, Në vitin 2017, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 22.232, duke shënuar një rritje prej 3,9%, krahasuar me vitin paraardhës. Sipas gjinisë, numri i vdekjeve të raportuara për meshkujt është 11.610 (2,9% më shumë se në vitin 2016) dhe për femrat 10.622 (5,1% më shumë se në 2016).

Koeficienti bruto i vdekshmërisë për vitin 2017 është 77,4 vdekje për 10 mijë banorë, përkundrejt 74,4 që ishte në vitin 2016. Referuar shkaqeve të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë vdekjet nga “Shkaqet natyrale” 90,1%, ndjekur nga “Aksidentet” me 2,1%.

Në vitin 2017, vdekjet nga grup-sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut”, përbëjnë 53,7% të vdekjeve gjithsej. Ky grup-sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 41,5% për 10 mijë banorë, duke shënuar një rritje prej 2,5%, krahasuar me vitin paraardhës. Brenda këtij grupi, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 32,6% dhe “Sëmundje kronike të zemrës” me 26,3 %./monitor

 

Tags: popullsiavdekjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.