Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Herë kështu dhe herë ashtu”/Si ndryshonin qëndrimet e Robert Ndrenikës për teatrin

26/07/2018
VIDEO/ Robert Ndrenika: Këtu do të nisë lufta, kryeministri po vjedh me shembjen e Teatrit Kombëtar
Share on FacebookShare on Whatsapp

4 muaj më parë, Ilir Meta hapi dyert e presidencës për të pritur Robert Ndrenikën që kërkonte mbështetje nga kreu i shtetit për protestat kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ishte koha kur aktori bënte thirrje për “luftë” kundër atyre që do t’i prishnin teatrin dhe ishte kategorikisht kundër ndërtimit të një teatri të ri me kompaninë Fusha. Në 13 qershor, në një nga protestat e artistëve në sheshin para Teatrit Kombëtar, fjalët e aktorit ishin frymëzim për dhjetëra të tjerë, artistë dhe qytetarë që protestonin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Lëxoni më poshtë fjalën e tij në një prej ditëve të protestës.

“Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni. Personalisht doja që të ishin edhe deputetët e PS. Që bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por duhet të fillojë lufta.

Që në fillim unë erdha që tu flisja, të hyja në debat me ta, por nuk kam çfarë të them. PPP-ja me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje. Jo vetëm unë, por ta organizojmë të tërë. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar që donin të ja jepnin privatit, pa pyetur askënd.

Me keq ardhje, por këtu fillon lufta.

Nuk na dëgjon njeri, nuk na përfill njeri. Jo vetëm neve si komunitet artistik, por edhe juve. Ka 20 vjet që vazhdon kjo tentativë grabitje. Ajo është tokë e teatrit dhe aty kanë lënë kockat njerëzit e të vijë një fusha, mali a kodra. Këtu më vete mendja se kryeministri do të vjedhë, ministresh do të vjedhë, të gjithë duan të vjedhin”- deklaronte Ndrenika.

Vendosmëria e aktorit për t’i dalë kundër projektit të qeverisë dhe kauza e ruajtjes së godinës dhe truallit të teatrit, bëri që Ndrenika të pritej nga Ilir Meta, i cili dëgjoi me vëmëndje shqetësimet e artistëve në presidencë. Kjo duket edhe në foton më poshtë, ku Meta bashkëbisedon me Robert Ndrenikën, Arben Derhemin dhe të tjerë për çështjen e teatrit.

Por 4 muaj më pas, Ndrenika ka ndryshuar kërkesë për kreun e shtetit. Tani po i kërkon Metës, jo ta ndalë shembjen e teatrit, por t’i hapë rrugë shembjes së tij.

Ndrenika është një ndër firmëtarët e peticionit që i kërkon presidentit Ilir Meta ta dekretojë ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar. Madje siç shkruhet aty, presidentit i kërkohet ta bëjë këtë pa humbur kohë.

Nga daljet publike, fjalimet dhe protestat kuptohet se  aktorit nuk i mungon sensi i humorit, një humor i hollë që shpesh tingëllon si tallje apo ironi.

Tani mbetet për t’u parë si do të reagojë kreu i shtetit për këtë proçkë të Robert Ndrenikës, që siç duket, e ka të pamundur t’i thotë JO Erion Veliajt, edhe kur i kërkohen pirueta të vështira si kjo që u detyrua të bëjë para Ilir Metës./lapsi

 

Tags: debati per teatrinrobert ndrenika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.