Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Kontrabandë në Kapshticë, 3 doganierë bien në pranga

26/07/2018
EMRAT/ Kontrabandë në Kapshticë, 3 doganierë bien në pranga
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arrestohen tre doganierë për “Shpërdorim detyrë” si edhe  tre shtetas të tjerë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

Sekuestrohet një sasi pijesh të dyshuara si kontrabandë, për të cilat tre doganierët dyshohet se kanë lejuar kalimin e tyre, pa ushtruar kontrollin përkatës. 

Në vijim të punës për goditjen e rasteve të paligjshmërisë, nga specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  •    Floben Guxho, 46 vjeç, banues në Tiranë.
  •    Klodian Nastimi, 34 vjeç, banues në Devoll.
  •   Renato Molla, 33 vjeç, banues në Pogradec, (të tre me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë).
  •   Kristi Meslani, 23 vjeç, banues në Devoll.
  •   Rezart Shega, 29 vjeç, banues në Devoll.
  •   Mario Berberi, 26 vjeç, banues në Devoll.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë shtetasit Kristi Meslani dhe Rezart Shega të cilët drejtonin mjetet me targa AA 170 UF dhe AA 226 GH, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me pije energjike dhe pije të tjera, të dyshuara si kontrabandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Ndërsa shtetasi Mario Berberi, dyshohet të jetë porositësi i këtij malli.

Nga verifikimet e kryera, rezulton se këto mjete kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku dyshohet se nuk i janë nënshtruar procesit përkatës të kontrollit doganor.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë bazuar në nenet 248, 172, 174 të Kodit Penal.

Tags: arrestim kontrabandedogana kapshtice

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.