Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohen 4 të rinj në Greqi, banorët largoheshin për ti shpëtuar flakëve, ndërsa ata….

25/07/2018
Arrestohen 4 të rinj në Greqi, banorët largoheshin për ti shpëtuar flakëve, ndërsa ata….
Share on FacebookShare on Whatsapp

Teksa bilanci zyrtar i viktimave nga zjarret katastrofike të ditëve të fundit në Greqi ka arritur në 80 të vdekur, policia ka kryer edhe arrestimet e para të atyre që përpiqen të përfitojnë nga gjendja e jashtëzakonshme për të grabitur shtëpitë e evakuuara.

Sipas “Kathimerini”, policia greke ka arrestuar 4 persona për plaçkitje në rajonin Neos Voutzas, i cili u shkrumbua nga zjarri.  Të dyshuarit e moshave 22 dhe 26 vjeç, u arrestuan nga policia greke pasi kishin hyrë në një shtëpi të evakuuar gjatë zjarrit vdekjeprurës.

Ndërkohë, roja bregdetare vijon patrullimin në det, afër qyteteve të goditura nga zjarret. Deri më tani janë shpëtuar më shumë se 700 persona në plazhe dhe në det. Forcat e kërkim-shpëtimit ngritën ekipe në Mati, Rafina dhe Kineta të martën, për të shpërndarë ushqime për qindra personat që humbën shtëpitë në zjarre.

Sipas kryebashkiakut të Rafina-Pikermi, Evangelos Bournous, më shumë se 1 500 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret, që po ashtu shkruambuan rreth 2 100 hektarë tokë.

Të martën, qeveria greke njoftoi një paketë ndihme të jashtëzakonshme prej 20 milionë eurosh nga fondi i Programit të Investimeve Publike, si dhe shpalli masa të tjera mbështetëse për qytetarët dhe bizneset e goditura nga zjarret vdekjeprurëse të Atikas. Edhe bankat kanë ndërmarrë masa lehtësuese për huamarrësit e prekur nga zjarret.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos tha se do të lehtësohen detyrimet taksore për rezidentët e rajoneve të goditur, do të ngrijnë pagesat e tyre të kredive, teksa do të krijohet edhe një llogari e veçantë për dëmet materiale.

Por sipas tij, masat kryesore që do të ndërmerren do të shpallen menjëherë sapo të kalohet plotësisht situata emergjente./tvklan.al

Tags: zjarret ne greqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.