Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Hidhet dritë mbi autorin nga kamerat e sigurisë, një person i dyshuar

17/07/2018
Vrasja e çiftit në Shkodër/ Digjet arma e ‘autorëve të vrasjes’, po zhduken gjurmët..
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ekzekutori i ish policit Boran Berçama dhe bashkëjetueses Silvi Ndoci të dielën në Shkodër veproi i vetëm, ndërsa është një burrë mesatarisht i gjatë që mbante në kokë një kapele! Grupi hetimor që ka në dorë dosjen po tenton të krijojë një identikit të vrasësit dhe për këtë shpresa e vetme janë disa pamje filmike të një kamera sigurie.

Tre ditë pas vrasjes së ish policit Boran Berçama dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, grupi hetimor nuk ka një autor të dyshuar, sikurse motivet mbeten të paqarta!

Tashmë pritet analizimi nga laboratori i kriminalistikës i pamjeve të kamerave të sigurisë të cilat sipas burimeve nga grupi hetimor kanë arritur të kapin një person të dyshuar si ekzekutor.

Burimet thonë se ai është relativisht i gjatë ndërsa në kokë mban një kapele.

Mbi bazë të pamjeve po tentohet të krijohet një identikidi i autorit, ndërsa është qartësuar edhe dinamika e ngjarjes që tronditi jo vetëm shkodrën.

Zhvillimet në hetim kanë treguar se autori ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur bashkëpunëtor, ndryshe nga sa u raportua një ditë më parë.

Ai i ka pritur ciftin pranë pallatit ku jetonin kur kanë mbërritur ka zbrazur ndaj tyre një karrikator me 30 fishekë me një armë MP5.

21 plumba kanë goditur ish policin dhe bashkëjetuesen, por fatmirësisht nuk e prekën djalin dy vjecar që ishte në makinë me ta!

Më pas autori është larguar i vetëm në një makinë “Benz C Class” në drejtim të lagjes “Kiras” të cilës i ka vënë flakën më pas në zonën e Bypass-it të Shkodrës.

Brenda ishte edhe arma e krimit, ndërsa zjarri ka dëmtuar provat brenda mjetit.

Makina rezulton e vjedhur në kryeqytet, ndërsa targat janë të mbivendosura.

Policia ka shoqëruar mbi 30 persona në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka marrë në pyetje edhe familjarë të viktimave, por ende nuk ka hedhur dritë mbi krimin e dyfishtë që mbetet i mbuluar me të panjohura.

Ndërkohë pas ngjarjes së te dielës, në Shkodër u rikthyen kontrollet blic të Policisë dhe FNSH. Gjatë kontriolleve në një pikë bastesh u arrestuan tre persona që u kapën me armë zjarri ndërsa u sekuestruan 500 gram kanabis sativa/ora

Tags: vrasja ne shkoder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.