Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputetja e PD: Qeveria ka gati kontratën për ndërtimin e kullave

07/07/2018
Pse qeveria e rilindjes urbane nuk ka 30 milionë euro për Teatrin e Kombit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se qeveria shqiptare është e vendosur për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Teksa ka komentuar miratimin e ligjit për Teatrin në seancën e së enjtes, deputetja Tabaku thotë se referuar burimeve, qeveria ka gati kontratën për ndërtimin e kullave, dhe sipas saj, prishja e Teatrit mund të fillojë brenda verës.

Në emisionin “Kjo javë” në “News24”, deputetja demokrate tha se ky është një akt korruptiv.

“Pavarësisht se është blerë trualli nga italianët, dhe pas luftës i ka kaluar shtetit shqiptar, kontrata thekson se është pronë publike. Ligji për teatrin shkel katër ligje të tjera. E debatueshme është se ligji i paraqitur shkel marrëveshjen e MSA-së. Ligjit që erdhi në parlament shkel nenin 71 dhe 74 të Kushtetutës. Që nga viti 2014-2017 në Këshillin e Ministrave kanë kaluar vendime të ndryshëm që e kanë ulur artificialisht vlerën e pronës në këtë vend, ndërkohë që ajo është një nga zonat më të lakmuara të Tiranës. Prona publike nuk mund të tjetërsohet me një ligj paçavure që vjen në Parlament. Ne kemi projeksionet tona për tjetërsimin e pronës, dhe për atë që po ndodh me truallin e Teatrit. Ne i kemi kërkuar mazhorancës që të na vënë në dispozicion dokumentin sesi është marrë ky vendim, por asnjë zyrtar shteti, nga ministrja e deri te drejtorët e thjeshtë nuk jep dot përgjigje për këtë. Salla e Parlamentit ishte bosh në pjesën më të madhe të kohës, pasi askush nuk mund ta mbrinte atë projektligj. Ndërkohë që Vangjel Tavo rezulton në votim, ndërkohë që nuk ishte i pranishëm në atë seancë. Në një parlament tjetër problematik, ai ligj do të ishte bërë nul. Por në dijeninë tonë ata e kanë kontratën gati, dhe nuk është çudi që brenda verës të fillojë puna për prishjen e Teatrit”, tha Tabaku.

Sakaq, deputetja e PD ka komentuar edhe dokumentit autentik të shitjes së pronës ku sot është godina e Teatrit Kombëtar, një kontratë e vitit 1938.

“Kontrata e shitjes së pronës që unë prezantova në Komisionin e Ekonomisë e vitit 1938, tregon se pasardhësit e ish-kryebashkiakut të parë të Tiranës, e kanë shitur atë me qëllim që të ishte pronë publike dhe Teatër. Sot prona e teatrit që po diskutojmë është 5500 metra. E pandryshuar mbetet vullneti i kësaj kontrate, që destinacioni i pronës të mos ndryshohej nga destinacion publik. Vlera e kësaj prone e shitur me 7 franga për metër katror”, tha ajo.

Tabaku ka treguar edhe mënyrën sesi ka mësuar për ekzistencën e kësaj kontrate.

“Në arkivin e Tiranës me dhanë informacion që ekzistonte kjo kontratë. Ne e kemi kërkuar edhe zyrtarisht si dokument, që të vijë origjinale, dhe kemi kërkuar ta investigojmë sesi ka ndryshuar pronësia që nga viti 1938. Sipas arkitektëve italianë, ishte pikërisht ky truall i përshtatshëm për ndërtimin e Teatrit në atë kohë”, u shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku

Tags: debati per teatrinjorida tabakukulla mbi teater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026
Policia arreston 11 protestues, 15 të tjerë në procedim. Mbrohen dhunuesit e Kalasë duke proceduar gazetarin

Apeli liron nga qelia protestuesit e opozitës

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.