Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hileja që përdorin automjetet e vjetra shqiptare, katalizator me qera

25/06/2018
Vendoset bllokimi për makinat që çlirojnë gazra mbi normat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga shkaqet e ndotjes së ajrit në Tiranë janë shkarkimet nga automjetet.

Makina të vjetra që qarkullojnë në të gjitha rrugët e vendit janë të shumta. Në një vëzhgim disaditor, ne verifikuam disa nga mjetet që shkarkojnë tymra në nivele të larta.

Ne verifikuam që shumica prej tyre e kanë kaluar kolaudimin, por mësuam se shumë autobusë që nuk e kanë kaluar kontrollin teknik lëvizin ende në rrugë.

Në të gjithë Shqipërinë qarkullojnë rreth 694 mijë automjete, nga të cilat 35 mijë nuk e kanë kryer kontrollin teknik për shkarkimin e gazrave.

Ligji “për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis” synon të sigurojë pakësimin e shkarkimeve të automjeteve në ajër. Me ligj, këto mjete nuk duhet të lëvizin nëpër qytete, por ato sërish lëvizin dhe helmojnë ajrin.

“Grimcat, të cilat dalin nga gazrat, bashkohen me grimcat e pluhurit që janë në asfaltet e rrugëve, të cilat lahen shumë rrallë, si dhe me grimca metalike e qëndrojnë pezull në një lartësi deri në gjatësinë e një njeriu. Kjo do të thotë që të gjitha ndotjet kalojnë në organet e frymëmarrjes të qytetarëve që lëvizin”, thotë eksperti rrugor Artur Sulçe.

Por cili është problemi thelbësor që sjell shkarkime të shumta të automjeteve?

“Cilësia e karburantit ndoshta le shumë për të dëshiruar dhe nuk është brenda atyre parametrave që kërkohen nga Bashkimi Europian dhe atij çmimi për të cilin shitet këtu në vendin tonë”, thotë më tej Artur Sulçe.

Sipas ekspertit rrugor Sulçe, edhe serviset duhet të mbajnë më shumë përgjegjësi, njëjtë si në vendet e Bashkimit Europian.

“Është duke u implementuar që çdo servis të ketë drejtuesin e vet teknik, që të jetë inxhinier. Këto do të jenë edhe serviset që mund të bëjnë edhe koalidimin. Në këtë këndvështrim ai është i interesuar që të bëjë shërbimin më dinjitoz dhe më cilësor, në mënyrë që të mos përgjigjet nesër për probleme që mund të sjellë një defekt teknik”, deklaroi Artur Sulçe./Top Channel

Tags: makinandotje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.