Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hapja e negociatave me kushte, çfarë thonë analistët në Shqipëri

22/06/2018
Hapja e negociatave me kushte, çfarë thonë analistët në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Votimi në parlamentin e Holandës kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në është pritur me ironi dhe humor nga politika shqiptare.

Ndërkohë analistët thonë se negociatat duhen hapur qofte edhe me kushte.

Nuk ka kaluar vetëm si shqetësim, vota e Holandës kundër Shqipërisë është pritur edhe me ironi, si ky reagim i nënkryetarit demokrat Edi Paloka që e votën e Holandës hakmarrje ndaj Edi Ramës për uljen e çmimit të kanabisit në Europë. Por përtej debatit politik dhe ironisë çfarë mendojnë analistët për votën holandeze.

Ata gjithsesi shpresojnë në një “Po” të unionit qoftë edhe të kushtëzuar me ngritjen pa vonesë të institucioneve të drejtësisë, rezultatet e prekshme në luftën kundër krimit e korrupsionit në gjithë nivelet e deri tek zgjedhjet e lira.

“Të gjitha këto janë pikëpyetje shumë të mëdha, ose pohime me notë negative për Shqipërinë”, shprehet Preç Zogaj.

Preç Zogaj dhe Mentor Nazarko theksojnë se hezitimi vjen jo vetëm se qeveria shqiptare mund të kishte bërë më shumë, por edhe për shkak të BE-së, që në 2019 hyn vet në zgjedhje.

“Duke marrë në një analizë të përbashkët edhe faktorët e brendshme dhe të jashtme, këto të fundit janë përcaktuese. Do të jepet një “Po”, por me disa kushte”, shprehet Mentor Nazarko.

“Ka paqartësi përveç zgjerimit dhe skepticizëm për Shqipërinë. Nëse do hapen është e qartë që do i hapin vetëm për arsyet e tyre, jo se ne i i kemi plotësuar kushtet.”, tha Preç Zogaj.

Siç është për Maqedoninë, vlerë e shtuar për Shqipërinë do ishte marrëveshja me Greqinë.

“Kjo ngushticë kohore që ndan vendet e BE me zgjedhjet që rinovojnë institucionet e saj, të jetë një periudhë që do të shtyjë të mendojnë mirë se sa e rëndësishme është për BE që të përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë në procesin e çeljes së negociatave”, shprehet Mentor Nazarko.

“Shpresoj se do jepen negociata do hapen sepse thjesht është një stacion që i bën mirë vendit, por këtu dikush duhet të reflektojë pse jemi kaq të vonuar”, thotë Preç Zogaj.

Nga ana tjetër Zogaj dhe Nazarko përjashtojnë lidhje të mundshme mes hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me grumbullimin e refugjatëve në vendin tonë.

“Kjo është një lidhej e shkurtër që bëjnë mendjet dritë shkurtra. Ministri Majko p.sh duke e mohuar duket se e ka pohuar që ka një plan se ata do të vijnë”, u shpreh Preç Zogaj.

Por për sa i takon Shqipëria duhet ta luajë pjesën e saj dhe nuk ka vend për racizëm.

“E shoh të pamundur që Shqipëria me përmasat e veta të thithë një numër që të shkarkojë tensionin gjerman”, shprehet Nazarko./t.ch

Tags: analistehapja e negociatavekushte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.