Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-ministri:Europa po e merr përsipër strehimin e refugjatëve pa pyetur qeverinë shqiptare

20/06/2018
Mustafaj: Rama nuk di si funksionon trupa diplomatike, investimet e huaja mungojnë për shkak të korrupsionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek lajmet e mediave gjermane, që flasin për faktin se Shqipëria ka kapacitet për të pranuar 600 mijë refugjatë sirianë, duke iu referuar edhe deklaratës së zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, vjen edhe reagimi nga ish-ministri Besnik Mustafaj.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ publicisti Mustafaj parashtroi dy teza; ose Europa po vendos pa pyetur Shqipërinë, ose po mbahen negociata të fshehta me qeverinë.

“Jo vetëm këtu, pro dje dhe sot mediat gjermane dhe franceze, ‘Le Mond’ dhe ‘ZDF’, kanë folur për një punë të filluar tashmë. Për përgatitjet e qeverisë shqiptare për hapjen e kampeve. Ndërkaq, ne kemi një mohim nga ana e qeverisë për këtë projekt. Ose Europa po e merr përsipër këtë projekt pa pyetur qeverinë shqiptare, dhe kjo është e rëndë. Ose po bëhen negociata të fshehta, dhe kjo është shumë e rëndë. Pash një deklaratë të zv.ministrit të Brendshëm se kemi kapacitet për të marrë 600 mijë refugjatë. Kjo është e papranueshme.

Shqipëria nuk ka kapaciteteve logjistike për këtë gjë. Unë besoj se është e palejueshme që të pranohet një gjë e tillë. Kjo tregon se Europa është më e dobët se kurrë. Në Itali erdhën ekstremistët, Merkel, po vihet poshtë nga anti-rrymat, në Austri është në qeveri ekstremi i djathtë. Ky debat duhet të vijë në ri mishërimin që është parlamenti. Opozita duhet të thotë fjalën e saj. Qeveria duhet të bëjë transparencë. Shtypi serioz gjerman dhe francez, do të thotë se nuk është në periferinë e vendimmarrësve por në qendër të tyre”, tha Mustafaj.

Teksa komentoi qëndrimin e ministrit të Diasporës, i cili u shpreh kundër ngritjes së kampit të refugjatëve në Shqipëri, Mustafaj tha se do ishte e rëndë nëse Rama nuk do të kishte informuar për vendimin.

“Majko ka qenë kryeministri në një moment të vështirë të vendit, kur ishte lufta e Kosovës. Por nuk kemi një deklaratë të vet kryeministrit. Më e rënda do të ishte ose do të jetë nëse kryeministri bën premtime pa e ditur një ministër si Majko, ose qeveria. Nëse këto janë idetë e tij individuale, që kanë treguar se janë të papjekura”, pohoi Mustafaj.

Tags: besnik mustafajkampe refugjatesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.