Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Masat për sezonin turistik, policia kufitare bllokohen 17 mjete lundruese

18/06/2018
Masat për sezonin turistik, policia kufitare bllokohen 17 mjete lundruese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia Kufitare ka bllokuar e ndëshkuar me gjoba 17 mjete lundruese në kuadër të kontrolleve për sezonin turistik veror.

“Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik Veror 2018, gjatë muajit qershor janë bllokuar dhe ndëshkuar me masa administrative nga Policia Kufitare nga Shëngjini deri në Sarandë 17 mjete lundruese, nga të cilat, 1 gomone dhe 16 motorë uji, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion përkatës. Shërbimet e Policisë Kufitare, të Delta Forcë, FNSH, të Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme kanë nisur shërbimin në të gjithë vijën bregdetare për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për t’ju ardhur në ndihmë pushuesve në rast nevoje”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Kontrollet janë të alternuara nga toka dhe nga deti, ku mjetet lundruese të Delta Force dhe Policisë Kufitare kontrollojnë mjetet lundruese si dhe motorët e ujit për dokumentacionin përkatës që duhet të kenë për të dalë në det.
Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin.

Gjatë fundjavës, zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj ka inspektuar gjithë vijën bregdetare për të parë nga afër zbatimin e masave për krijimin e zonave të sigurta, ku pushuesit të kryejnë plazhin me qëllim mosfutjen brenda perimetrit të lejuar të motorëve të ujit, pajisjen e motorëve të ujit me certifikata, ngritjen e kullave të vëzhgimit, flamujve apo tabelave orientuese, bova dhe tapa për të bërë të dukshëm kufirin që ndan zonën e notimit të plazhistëve nga ajo e lundrimit të mjeteve lundruese, si dhe për të njoftuar pushuesit për zonën ku notohet pa rrezik./T-Ch

Tags: detpolicia kufitaresezon turistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.