Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet për herë të parë Edi Rama për pesticidin që po vret shqiptarët

13/06/2018
Flet për herë të parë Edi Rama për pesticidin që po vret shqiptarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej disa ditësh një shqetësim është ngritur në media dhe emri i tij është methomyl, një pesticid që përdoret në sektorin e bujqësisë në vend dhe që shkakton dëme të mëdha te shëndeti i njerëzve.

Pesticidi në fjalë futet kontrabandë në vend dhe përdoret mjaft shpesh nga fermerët në mënyrë që t’i ndihmojë këta të fundit të rrisin artificialisht produktet e tyre. Por po aq të shumtë janë ata fermerë që nuk e dinë se pesticidi në fjalë dhe disa syresh janë mjaft të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mund të shkaktojnë probleme serioze.

Pikërisht mbi këto shqetësime të ngritura në media ka dhënë një përgjigje zyrtare kryeministri i vendit Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social e nis reagimin me një pyetje.

“Prodhimet bujqësore shqiptare problematike?

Një shembull: Vetëm një kompani shqiptare, ka grumbulluar dhe eksportuar deri tani mbi 6000 ton domate e kultura të tjera bujqësore, në 12 vende të Bashkimit Europian dhe analizat e kanë nxjerrë përqindjen e mbetjeve kimike në domaten shqiptare e në të tëra kulturat e tjerat, nën normën e lejuar nga BE-ja”-shkruan Rama.

Sipas Ramës kompanitë shqiptare që prodhojnë e madje eksportojë produkte bujqësore janë të certifikuara nga BE për ndjekjen e standardeve evropiane. Madje kryeministri ka postuar një foto që në rastin më të mirë do të vërtetonte “shëndetin” e domates, sesa zgjidhjen e problemit apo fenomenit.

Nga ana tjetër, vetë Rama nuk e ka mohuar faktin se methomyl qarkullon në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, duke thënë se të tilla probleme duhen adresuar… por që sërish Shqipëria është më mirë se ç’ka qenë dikur në raport me sigurinë ushqimore, një argument ky që ashtu si domatja e “pastër” nuk adreson problemin dhe fenomenin e një kontrabande që kushton shumë shtrenjt… shëndetin e shqiptarëve.

“Kjo nuk do të thotë se çfarë është thënë, qoftë për pesticidin e rrezikshëm që u kap në Shqipëri a qoftë për problematikën e vjetër të kontrollit të sigurisë së prodhimeve tona bujqësore, është një fantazi mediatike pa asnjë bazë! Jo, në asnjë mënyrë, pesticidi i rrezikshëm ishte real e po ashtu problematika është reale. Padiskutim! Por sot, faktet thonë se kontrolli i sigurisë mbi prodhimet bujqësore është më i fortë se sa kurrë më parë dhe prodhimet problematike nuk janë rregulli, po raste përjashtimore që përforcojnë rregullin”-shkruan kryeministri./G-e

Tags: Edi RamapesticidePostim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.