Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Donald Trump dhe Kim Jong Un bëjnë histori – Firmosin marrëveshje të rëndësishme

12/06/2018
FOTO GALERI/ Donald Trump dhe Kim Jong Un bëjnë histori – Firmosin marrëveshje të rëndësishme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Donald Trump dhe Kim Jong Un bënë histori sot me një shtrëngim dore: përballja e shumëpritur e dy kundërshtarëve të mëdhenj që për pak e çuan botën në prag të një konflikti bërthamor, u realizua në ishullin aktualisht të blinduar të Sentosa-s, në Singapor, zona që ka rrëmbyer sot të gjithë vëmendjen e botës.

Presidenti amerikan ishte ai që zgjati dorën i pari dhe homologu koreano-verior ia shtrëngoi duke buzëqeshur me ngrohtësi. Në Singapor ishte ora 09:03, në Europë 03:03 e natës. Pasi iu drejtuan fotografeve e telekamerave, dy liderët u ulën në një sallon të hotelit luksoz Capella.

I pari foli Trump, “Është një nder i madh të gjendem sot këtu”, deklaroi presidenti amerikan; besoj se kjo nismë ka për të qenë një sukses, do të ndërtojmë mes nesh një marrëdhënie të shkëlqyer.

I pyetur nëse do ta ftojë udhëheqësin koreano-verior në Shtëpinë e Bardhë, ai u përgjigj: Do ta bëj patjetër.

Për Kim Jong un, nuk ishte e lehte të mbërrihej deri këtu; “Ka pasur shumë probleme”, u shpreh ai, “U deshën vite të tëra megjithatë arritëm t’i kapërcenim pengesat e ja ku jemi sot këtu!”

Deklaratat në publik zgjatën vetëm një minutë; Pas kësaj dy udhëheqësit mbyllën dyert për një takim kokë me kokë ku të pranishëm ishin edhe përkthyesit.

Këshilltarët e të dyja palëve pritën jashtë, duke shfrytëzuar ndoshta edhe atë moment për të komunikuar e për të kërkuar një përcaktim të përbashkët të fjalës kyçe të momentit: denuklearizim.

Trump dhe Kim firmosën një dokument, i cili pritet t’i përcillet medias gjatë ditës.

Kina nxitoi ta përshëndeste samitin e rrallë, duke deklaruar se: “Fakti i thjeshtë që dy liderët arritën të ulen së bashku e të angazhohen në mënyrë të barabartë në bisedime është i rëndësishëm, pozitiv e çel një faqe te re ne histori”.

Sa për çarmatimin nuklear të Koresë së Veriut, çështja kyçe mbi të cilën janë hasur vështirësitë më të mëdha, sipas Trump do të nisë shumë shpejt.

Çfarë deklaruan Trump dhe Kim Jong un para takimit

Trump: Z. Kim, është një nder i madh të jem me ju këtu dhe unë e di se do të kemi sukses të jashtëzakonshëm së bashku; ne do të zgjidhim problemin tonë të madh, dilemën tonë të madhe, që deri në këtë moment nuk ka qenë e mundur të zgjidhet. Duke punuar së bashku, ne do ta zgjidhim atë. Është një nder i madh. Faleminderit shumë.

Kim: Do të ketë sfida përpara, por ne do të punojmë me Trumpin. Kemi mposhtur të gjitha llojet e skepticizmit dhe spekulimeve për këtë samit dhe besoj se kjo është diçka e mirë për paqen. Ne tejkaluam me guxim të kaluarën, e cila na mbante mbrapa dhe u ulëm bashkë; mendoj se ky është një prelud i paqes.

Trump: Ne do ta zgjidhim, do të jemi të suksesshëm dhe mezi pres që të punoj me ju. Do të bëhet; ju faleminderit shumë.

Për të ndjekur takimin historik, në Singapor ndodhen rreth 5,000 gazetarë, por vetëm një grup i vogël reporterësh amerikanë dhe koreanoveriorë u lejuan të ndjekin momentin kur të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin.

Tags: donald trumpkim jong untakim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.