Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryemadhi/”Rama për të mbrojtur Olsin po e mban Xhafën si ‘prezervativ'”

08/06/2018
VIDEO/ Kryemadhi: Rama ka destabilitet mendor, kapi SHISHi-in, Prokurorinë, tani do edhe FSHF-në
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej disa ditësh Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shfaqur qëndrim të ndryshëm nga ai i Lulzim Bashës në lidhje me akuzat që i bëhen Fatmir Xhafajt për të vëllain. Top Channel e pyeti zonjën Kryemadhi dhe ajo e ndan përgjegjësinë në kohë dhe veprime.

“Këtu beteja nuk është thjesht për z.Xhafaj, pasi nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për veprimet që bën vëllai i tij”. shprehej kryetarja e LSI.

Kjo deklaratë e Monika Kryemadhit reflektoi diferencë qëndrimi nga Lulzim Basha për fajësinë e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në raport vëllain e tij, të dënuar për Trafik ndërkombëtar droge. Diçka ndryshon në sqarim të saj…

“Jo për çështjen e vëllait të tij nuk mendoj. Problemi është pastaj nëse do të veprojë ligji i antimafias… Unë jam në emision dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore nuk mund të mbaj. Nga ana tjetër, sa i vëllai i z.Xhafaj nuk ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij”, u shpreh Kryemadhi.

Që nuk e sheh Xahafajn larg karriges së ministrit të Brendshëm e shprehu edhe në një konflikt para gazetarëve me socialistin, Taulant Balla.

Balla: Më vjen shumë keq që bashkëshortja e presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës.

Kryemadhi: Taulant s’jam marrë as me motrën tënde as me gruan tënde në rregull? Rri urtë! Nuk të shpëton Edi Rama. Edhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm, t’i zësh vendin Fatmir Xhafës.

Top Channel e pyeti zonjën Kryemadhi për deklaratat që publikisht tingëlluan hap mbrapa nga ato të kryetarit demokrat, sa i përket kërkesës së prerë për largimin e Fatmir Xhafajt. Por kryetarja e LSI-së e ndan përgjegjësinë në kohë dhe veprime.

“Fatmir Xhafaj nuk mban përgjegjësi se çka bërë vëllai i tij para 20 vjetëve, pavarësisht se ligjin antimafia nuk e lejon zotin Xhafaj të jetë Ministër i Brendshëm sot dhe për këtë duhet të reagojë sistemi. Dhe ana tjetër Fatmir Xhafaj mban përgjegjësi dhe ligjore dhe morale dhe politike dhe fizike, si të doni ju, në momentin që vëllai i tij ka përdorur të gjithë segmentet e Policisë së Shtetit”.

Bindjen se Xhafaj nuk largohet thotë se ia përforcon nevoja kryeministrit.

“Dhe mbajtja e zotit Xhafaj për shkak të pozicionit të vëllait të tij është po themi një lloj prezervativi që Rama e përdor për çështje të vëllait të tij që nesër pasnesër do të shpërthejë shumë shpejt”, shprehet ajo.

Top Channel: Jeni e bindur për këtë?
Kryemadhi: Sigurisht që jam e bindur kam prova dhe i kam parë me sytë e mi. Nuk jam e autorizuar për t’i thënë sepse ka institucione ligjore jashtë Shqipërisë, të cilat po merren me to.

Prania e herëpashershme në Parlament madje dhe duke votuar e disa deputetëve të LSI edhe kur opozita braktis punimet, Kryemadhi tha se qëndrimet politike me PD janë unike, por LSI nuk bojkoton Parlamentin./Top Channel

Tags: akuzaFatmir Xhafajmonika kryemadhiOlsi Rama

Comments 2

  1. loku says:
    8 vjet ago

    Te kane zene hallet e vettingut edhe ty moj moter dukesh.

  2. Kuqoo says:
    8 vjet ago

    Mona e floririt te vjedhur e ka pasur zakon te flasi percark.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.