Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ZYRTARE/ Banka e kontrolluar nga çifti kryeministror blen bankën greke

07/06/2018
ZYRTARE/ Banka e kontrolluar nga çifti kryeministror blen bankën greke
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për zotërimin nga Banka Amerikane e Investimeve sh.a. të 100 për qind të kapitalit aksionar të Bankës NBG Albania sh.a.

AbiBank është një bankë që kontrollohet nga Edi Rama. Bashkëshortja e tij, Linda Basha është një nga drejtueset e këtij institucioni financiar.

Sipas një njoftimi zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës miraton paraprakisht zotërimin e 100 për qind të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksionar të Bankës NBG Albania sh.a. nga Banka Amerikane e Investimeve sh.a.

Marrëveshja për shitjen e Bankës Kombëtare të Greqisë (NBG) tek Banka Amerikane e Shqipërisë (ABI Bank) u bë publike në 2 shkurt të këtij viti.

Asetet e NBG Albania, filial i Bankës Kombëtare të Greqisë, në fund të vitit 2017-si, ishin 39.5 miliardë lekë, ose 2.7% e totalit të sistemit bankar. Banka kishte gati 4% të stokut të huave dhe 2.6% të depozitave, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, të përpunuara nga Monitor. Për vitin 2017 ajo kishte deklaruar një humbje prej rreth 467 milionë lekësh.

Banka Kombëtare e Greqisë e shiti degën e saj në Shqipëri, në kuadër të strategjisë së saj për të ulur ekspozimin në vendet e rajonit. Një tjetër bankë me kapital grek, Tirana bank është aktualisht në shitje.

Më herët, Veneto Bank është përthithur nga banka tjetër me kapital italian Intesa San Paolo, në kuadër të bashkimit të tyre në Itali.

Pas blerjes së NBG nga ABI dhe  përthithjes së Veneto nga Intesa, numri i bankave në vend pritet të  reduktohet nga 16 në 14, teksa të tjera banka janë në shitje.

Procesi i konsolidimit të sistemit bankat pritet të ketë një efekt pozitiv në rritjen e eficiencës së tij dhe si rrjedhojë dhe në shërbimet që do të ofrojnë te bizneset dhe individët.

Tags: abi bankblerje NBG Bank

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.