Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protestuan kundër luftës në Siri, dhjetëra studentë gjykohen për terrorizëm në Stamboll

07/06/2018
Protestuan kundër luftës në Siri, dhjetëra studentë gjykohen për terrorizëm në Stamboll
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Stamboll, 22 studentë nga një prej universiteteve prestigjoze të Turqisë po gjykohen nën akuzat për terrorizëm. Rasti ka marrë një rëndësi të veçantë mes kritikave në rritje lidhur me shtypjen që vazhdon ndërsa në atë vend ende mbretëron gjendja e jashtëzakonshme. Studentë të Universitetit të Bosforit u arrestuan për organizim të një kundër-proteste ndaj atyre që mbështesnin operacionet ushtarake turke në Siri kundër një grupimi ushtarak kurdo-sirian të njohur me inicialet YPG.

Mbështetës dhe familjarë të studentëve u mblodhën para gjykatës (të mërkurën), ndërsa vazhdonte gjykimi i tyre. Tevfik Tulay është babai i një studenti të arrestuar.

“Të gjithë jemi kundër luftës. Lufta është e gabuar. Ajo që është e ndershme tani është mbështetja e paqes. Është e lehtë të luftosh por shumë e vështirë të qëndrosh për paqe, ne po bëjmë këtë të fundit.”

Ozgur, është mamaja e një studenti tjetër që po gjykohet.

“Kemi ardhur të marrim fëmijët tanë. Ata janë të pafajshëm. Ata hodhën disa slogane dhe qendruan afër një parulle gjatë demostratës, për këto akuzohen. Duam të besojmë drejtësinë dhe erdhëm të marrim fëmijët tanë.”

Avokatët për 14 studentët që janë të ndaluar prej më shumë se 2 muajsh, thonë se disa prej tyre janë rrahur dhe abuzuar.

Arrestimet pasuan fjalimin e Presidentit Rexhep Taip Erdohan, ku ai i etiketoi studentët si terroristë pasi po protestonin operacionet ushtarake në Siri. Kohët e fundit, Erdohan ka vënë në shënjestër universitetin në mënyrë të përsëritur si qendër rebelimi, duke nxitur dyshimet se pas shtypjes fshihen qëllime politike./Voa/

Tags: gjykatestambollterrorizem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.