Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti / Policia e Vlores arreston 2 persona per ekzekutimin e biznesmenit

06/06/2018
Raporti / Policia e Vlores arreston 2 persona per ekzekutimin e biznesmenit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy persona jane arrestuar dhe dy te tjere, te identifikuar si autore te krimit jane shpallur ne kerkim nga policia e Vlores, lidhur me ekzekutimin e biznesmenit 29-vjecar, Vasil Dervishaj.

Njoftimi i plote 

Strukturat e Policisë së Shtetit të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, prej datës 4 Qershor 2018, ku në lagjen “Pavarësia”, pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi V.D., 29 vjeç, kanë zhvilluar hetime intensive me qëllim zbardhjen, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e vënien para drejtësisë autorët e krimit.

Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:

Ø     E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

Ø     A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Ø     Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

Ø     Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:

–     një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.

–     një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,

–     një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.

–     si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të:

–     Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

–     Shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal

Policia e Shtetit gjen rastin të falënderoje qytetarët për besimin dhe mbështetjen tek Policia, si dhe i fton e nxit që në rastet kur konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar për një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Policia e Shtetit, megjithë vështirësitë  është e angazhuar me gjithë kapacitetet e saj për të përmbushur detyrimet ligjore për të siguruar një ambjent më të sigurt, qytete më të sigurta veçanërisht përgjatë sezonit turistik, duke vlerësuar kontributin e gjithëkujt.

Nga ana tjeter Policia e Shtetit garanton se do të ndëshkoje me Forcën e Ligjit çdo shkelje dhe paligjshmeri, duke ndërtuar një Shqipëri me të qetë e të sigurt.

Tags: Vrasja ne Vlore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026
EKSKLUZIVE/ Zbulohet projekti i kullave aty ku ndodhet selia e PD, projekti ka emrin ‘4 Freedom Park’, hotele luksoze, zyra, pamje befasuese

KORPORATA ARUBA: Skema e investimit të parave të kokainës në projektet më të mëdha të ndërtimit

13/06/2026
Rrëfimi në GJKKO i Erion Alibejt: Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit: ‘Hajde pak tek tregu’. I thashë: ‘S’ke turp që drejton gishtin?’

Dëshmia e Erion Alibej: Artur Koçeku financonte Ilir Shtufin me para cash

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026
EKSKLUZIVE/ Zbulohet projekti i kullave aty ku ndodhet selia e PD, projekti ka emrin ‘4 Freedom Park’, hotele luksoze, zyra, pamje befasuese

KORPORATA ARUBA: Skema e investimit të parave të kokainës në projektet më të mëdha të ndërtimit

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.