Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pasojat / Rritje e paprecedentë e temperaturave ne vend

06/06/2018
Pasojat /  Rritje e paprecedentë e temperaturave ne vend
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ballkani Perëndimor e sidomos Shqipëria do të vuajnë një rritje të paprecedentë të temperaturave, deri në 5 gradë celcius më shumë deri në fund të këtij shekulli, thotë një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal mbi këtë çështje. Studimi në fjalë është unik në llojin e tij pasi për herë të parë një çështje kaq sensitive sa ngrohja globale prek rajonin  tonë. Studimi është financuar nga Bashkimi Europian.

Raporti thekson se, rajoni po merr trajtën e një klime sub-tropikale, çka do të thotë se, zonat bregdetare dhe jugore, si Shqipëria, do të jenë gjithmonë e më të nxehta e më të thata gjatë stinës së verës, stinë e cila do të zgjatet edhe më shumë me kalimin e viteve. Dukuri të tilla janë vënë re edhe gjatë viteve të fundit. Tabela e tregon qartë se, Shqipëria është një ndër vendet më të prekura nga ndryshimi klimatik në rajon, me temperaturat në rritje të ndjeshme, si në të ardhmen e afërt, deri në 2035, me rreth 1 gradë celcius.

Deri në fund të shekullit projeksionet flasin për temperatura deri në 5 gradë celcius më të larta. Por, alarmi nuk qendron vetëm këtu, por edhe te reshjet që projektohet të rriten deri në 30% në fund të këtij shekulli, dhe me rreth 5% në të ardhmen e afërt. Në këtë drejtim, Shqipëria do të jetë një prej vendeve më të goditura thotë raporti. Një tjetër projeksion ndërkohë tregon se, Shqipëria do të ketë muaj vere me thatësirë të tejzgjatur dhe muaj dimri me reshje mjaft intensive.

Në mes të këtij shekulli kjo situatë do të jetë alarmante, dhe në fund të shekullit do të jetë ekstreme. Në rritje të ndjeshme projektohen edhe valët e të nxehtit në Shqipëri e në rajon.   Ndryshimet klimatike përkthehen në një barrë të rëndë për ekonominë, pasi sjellin veç problemeve në shëndetin e njerëzve edhe çrregullime të florës dhe faunës, probleme me ujin e pijshëm, ç `rregullimeve të habitateve natyrore dhe parqeve,etj. Për këtë arsye rekomandohet që vendet e rajonit të bëjnë më shumë përpjekje në reduktimin e gazrave serrë dhe zbatimin e marrëveshjes së Parisit.

Tags: vere e nxehte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Meta në gjyq: Kryemadhi s’ka lidhje me CEZ-DIA

05/06/2026
Protesta para zyrës së Kryeministrit Rama, mijëra qytetarë kërkojnë largimin

Protesta para zyrës së Kryeministrit Rama, mijëra qytetarë kërkojnë largimin

05/06/2026
Rama akuzon iranianët për ndërhyrje  tek protestat në Tiranë

Rama akuzon iranianët për ndërhyrje tek protestat në Tiranë

05/06/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

I vendosi thikën në fyt policit tek Kthesa e Kamzës

05/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Meta në gjyq: Kryemadhi s’ka lidhje me CEZ-DIA

05/06/2026
Protesta para zyrës së Kryeministrit Rama, mijëra qytetarë kërkojnë largimin

Protesta para zyrës së Kryeministrit Rama, mijëra qytetarë kërkojnë largimin

05/06/2026
Rama akuzon iranianët për ndërhyrje  tek protestat në Tiranë

Rama akuzon iranianët për ndërhyrje tek protestat në Tiranë

05/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.