Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ “Nona e analizës: Shqipëria si ishull piratësh”

31/05/2018
PROTESTA & VIDEO/ Mbërrijnë simbolet e opozitës në shesh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi i është referuar në parlament një shkrimi të Carlo Alberto Rosit botuar në Exit.al, që duke u bazuar në llogjikën e Fatmir Xhafajt për të vëllain, Agronin ka sjellë shembullin e Tortugës, ishullit ku piratët  jetonin të qetë, bashkë me familjet e tyre, dhe gëzonin pasuritë e fituara nga plaçkitjet.

Italiani rendit disa nga pohimet e Fatmir Xhafajt për të vëllain dhe në fund shtron pyetjen: A mos është ky koncepti i integrimit që ndjek qeveria Rama, për ta kthyer Shqipërinë në një Tortuga në mes të Europës së Bashkuar?!

I habitur nga idetë e Karlo Alberto Rosit, deputeti i opozitës e quan atë “nona e analizës”. Video e fjalimit më poshtë:

Fjalimi i Dash Shehit

Do më pëlqente të flisja në rrethana të tjera por megjithatë ja vlen. Kjo që do të them kërkon pak qetësi se ka një metaforë të madhe. Kam menduar që për të folur jam nga ato të zotët, por ka dalë një italian që ma kaloka për analizë, qenka mjeshtër fare.

Ky qenka nona e analizës, e quajnë Karlo Alberto Rosi dhe ka bërë një analizë për situatën e Shqipërisë që të vjen dhe për qeshur dhe për të qarë, më shumë për të qarë. Thotë: Doni Tortugën apo Europën?

Tortuga është një ishull piratësh i 1600-1700. Pasi vidhnin anijet poshtë dhe përpjetë, horrat e Karaibeve mblidheshin tek ky ishulli. Aty martoheshin dhe rrisnin fëmijët. Kishin dhe një kishë. Duke parë situatën e Shqipërisë ky zotëria italian ka bërë një analizë të gjithë deklarimeve të Ministrit të fundit që thotë:

-Herën e parë, nga ky neni që kemi devijuar në parlament nuk përfiton im vëlla se ka pasur avokat.

-Së dyti, im vëlla ka qenë kaq i ri sa duhet ti falim mëkatet.

-E treta, nuk kam përgjegjësi, thotë, për atë që ka ndodhur me tim vëlla.

-Së katërti, nuk ka shkelur asnjë ligj të Shqipërisë dhe nuk ka pse dënohet në Shqipëri.

-E pesta, nuk kam pas asnjë kërkesë nga italianët kështu që nuk kam si ta marr nën arrest për ta ekstraduar.

Ligji antimafia nuk mund të zbatohet se nuk ka bërë gjë në Shqipëri.

-Dhe në fund fare thotë, për integritetin tim personal do të vazhdoj luftën ndaj krimit.

Vimë tek pjesa e Tortugës.

Ju shqiptarët thotë, na drejtohet italiani jo vetëm vëllait të Ministrit  dhe Ministrit por të gjithëve ne, mendoni se Europa është Tortuga? Që ju të vidhni, të grabisni, të vini këtu dhe tu shisni drogë fëmijëve tanë, të vidhni vilat tona?  Kriminalizon të gjithë shqiptarët dhe thotë paskeni të drejtë të ktheheni tek Tortuga juaj, të jetoni të lirë pasi keni grabitur shtëpitë tona, të jetoni të lirë në parajsën tuaj të krimit që është Tortuga e Europës. Të gjithë ne fshihemi tek Tortuga jonë, asnjë nuk ka kurajo të thotë që ky vend është një ishull krimi, e qeveris një qeveri krimi dhe kriminelët këtu kanë strehën permanente. Ky është perceptimi që ka sot Europa për ne. Dhe këtij perceptimi i vuri vulën kjo qeveri që është këtu mbrapa.

Fqinji jonë ku kemi çuar 40 mijë studentë për të studiuar, 500 mijë emigrantë thotë: Ju shqiptarët doni Tortugën apo Europën?! Europa ka rregulla të tjera nga ato të Tortugës, fatkeqësisht ne sot përveç emrave që kishte Shqipëria i shtuam edhe një emër tjetër, Tortuga, një ishull i famshëm për poshtërsitë e veta tre shekuj përpara.

Na kanë kthyer tre shekuj mbrapa me botën e krimit që e kanë mbrojtur, e mbrojnë përditë këtu dhe vazhdojnë me këmbëngulje të justifikohen sikur kjo u vjen nga opozita.Kjo që ka ndodhur në Shqipëri ka ardhur nga këto zotëri që janë këtu mbrapa meje dhe sa kohë të jenë këta ne do të na quajnë Tortugë, madje kam frikë se do të gjejnë edhe një ishull tjetër më famëzi për Shqipërinë tonë.

https://youtu.be/M1krUoIZCek

Tags: Dash Shehifjalimkuvend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.