Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA/ Kryeredaktori i RD u godit me urdhër të Edi Ramës – Kuvendi e thërret në seancë dëgjimore

30/05/2018
EMRI & FOTO GALERI/ Policia gjakos kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetët e opozitës në Komisionin e Medias në Kuvend kanë kërkuar thirrjen me urgjencë të kryeredaktorit të RD-së, Bledi Kasmi në një seancë dëgjimore.

Gjatë një deklarate për mediat të mbajtur në ambientet e Kuvendit, Vokshi është shprehur se Kasmi u godit qëllimisht.

Deklarata e plotë

Dhuna policore ndaj Kryeredaktorit të “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi

Ne, deputetët e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, dënojmë me forcë dhunën policore ndaj gazetarit Bledi Kasmi, kryeredaktor i gazetës “Rilindja Demokratike”, media e parë e shtypit të lirë pas rrëzimit të regjimit komunist, e botuar nga Partia Demokratike.

Gazetari Kasmi u godit disa herë me shkopinj gome nga forcat speciale të Policisë, pak minuta pasi kishte raportuar në versionin online të “Rilindjes Demokratike” (www.rd.al), protestën e opozitës të datës 26 Maj 2018, për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili akuzohej publikisht se kishte favorizuar vëllain e tij, të dënuar në Itali në vitin 2012 për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizata të krimit të organizuar.

Kryeredaktori i gazetës opozitare, z. Bledi Kasmi mori plagë të rënda në kokë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë. Por, me një sjelle tipike të Policive Sekrete, qeveria urdhëroi manipulimin e provave të dhunës së ushtruar ndaj gazetarit në disa media pranë mazhorancës. Në përpjekje për t’u shpëtuar skandaleve qeveritare, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u urdhërua të intimidonte mjekët e Spitalit të Traumës për të manipuluar Raportin Mjekësor. Pavarësisht presioneve dhe shantazheve, mjekët nuk u trembën dhe raportuan me profesionalizëm se plagët në kokën e gazetarit u shkaktuan nga goditjet e forta të shkopinjve prej gome.

 Si deputetë të Komisionit Parlamentar përgjegjës për cështjen e mediave, duke vlerësuar seriozitetin që paraqet ky rast i rëndë dhe rëndësinë e mediave të lira e të pavarura, kërkojmë:

1. Thirrjen me urgjencë të një seance dëgjimore me Kryeredaktorin e gazetës “Rilindja Demokratike”, z. Bledi Kasmi, ditën e hënë, dt 4 Qershor 2018;

2. Zbardhjen me përparësi të kësaj ngjarjeje të rëndë për lirinë e shtypit dhe sigurinë e jetës së gazetarëve;

3. I bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj të dënojnë dhunën policore ndaj Kryeredaktorit të gazetës opozitare, Bledi Kasmi dhe të distancohen nga çdo akt dhune, shantazhi dhe intimidimi që iu bëhet gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Përshëndesim deklaratën e organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” dhe Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë, të cilët dënuan dhunën dhe u solidarizuan me kolegun e tyre gazetar, z. Bledi Kasmi.

Bëjmë thirrje që këtij solidarizimi t’i bashkohen edhe Institucionet Europiane dhe Organizatat Ndërkombëtare që mbrojnë Lirinë e Shtypit dhe të Drejtat e Gazetarëve.

 Në cilësinë e deputetëve anëtarë të Komisionit Parlamentar që mbulojmë fushën e medias, do të kërkojmë që Shqipëria, si vend anëtar i OKB-së, të mbështesë nismën e “Reporterëve pa Kufij” për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm në Kombet e Bashkuara për Sigurinë e Gazetarëve.

Tags: Bledi Kasmidhunakuvendipolicia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.