Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/Pse i korruptuari nuk nginjet kurrë me parà

29/05/2018
Debati mbi Akademinë e Shkencave, Artan Fuga: Ja si më kërcënuan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Duhen disa shtëpi dhe mirëqenie.
Duhen shtëpi dhe mirëqenie për djemtë e vajzat.
Pastaj kanë ardhur niperit dhe mbesat. Ose do te vijne. Edhe ata duan disa shtepia dhe disa vetura.
Se poqese nuk jane te kenaqur niperit dhe mbesat nuk jane te kenaqur kalamajte, pra edhe prindërit.
Te gjithë keta supozohet se do te jetojne nga 100 vjet sepse pse te ndahesh nga kjo jete prej pashai?
Duhen parë edhe krushqit sepse dhendurët dhe nuset kane edhe ata prinder.
Pastaj duhen parà për t’u ruajtur sepse një ditë pa pushtet duhen disa bodiguarda.
Por, duhet menduar se mund te duhet me ik nga ky vend dhe të gjitha investimet materiale e financiare duhen bërë edhe në një ose dy vende të tjera.
Po duhen blerë votat që të jetë pushteti.
Por, paratë e fshehta duhen vendosur në sëpaku katër banka të ndryshme që të jenë thesare për cdo rast. Me shuma pothuajse të njejta.
Por, duhen paguar edhe ata që merren me transaksione të fshehta.
E pastaj një pjesë e parave duhet investuar duke ja u kaluar paratë njerzve kukulla.
Por, kukullat për cdo të papritur duhen shumëfishuar. Se ndonjë mund të dali jashtë dore.
Po duhen paguar gazetarë, gjyqtarë, dëshmitarë, ku dreqin dihet.
Edhe ndonjë kanal televiziv, ndonjë universitet, apo ndonjë gazetë.

Duhen parà, shumë parà, pa fund parà!

Ja përse nuk ngopet.

Sepse njeriu i zakonshëm habitet ngaqë e mat me kutin e tij nevojën për parà. Plotësoj nevojat e jetesës dhe kaq.

E jo or mik, jo.

I korruptuari nuk nginjet, nuk rresht, nuk thotë mjaft, nuk mund të thotë dot mjaft, ose do të vazhdojë, ose do ja marrin të gjitha.

Duhet të paguajë atëhere edhe për të përballuar vetminë, çprangosjen, gjithçka që mund të vijë.

Ja si shpjegohet pyetja naive për dikë a disa : Po si nuk u ngopen xhanën?

Eshtë njësoj si të pyesësh me budallallik për një fabrikant këpucësh: Po ky përse prodhon kaq shumë këpucë, miliona, çfarë i do pasi ka prodhuar për gjithë familjen nga dyqind palë për secilin, për tre breza rresht?

Ah naiv a naiv!

Tags: artan fuga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.